BE-SHBA kundër mbështetësve të agresionit rus në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 11 March 2023
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara në të ardhmen do të veprojnë më ashpër kundër mbështetësve të luftës agresore të Rusisë në Ukrainë.
“Ne do ndërmarrim së bashku hapa të rinj për të vënë në shënjestër persona të tjerë në vende të treta në të gjithë botën me qëllim që të ndalet mbështetja për luftën ruse në çdo cep të botës, ku kjo mbështetje konstatohet”, theksohet në një njoftim të përbashkët pas takimit të presidentit amerikan, Joe Biden me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në Shtëpinë e Bardhë. Fokusi do të jetë pengimi i çdo lloj shmangieje të sanksioneve të vendosura nga Rusia, tha von der Leyen në një konferencë për shtyp.
Biden dhe von der Leyen theksuan vendosmërinë e tyre në mbështetjen e Ukrainës. SHBA dhe BE qëndrojnë në krah “të njerëzve të guximshëm në Ukrainë” me mbështetje ushtarake për Kievin dhe “sanksione historike” kundër Rusisë, sipas presidentit amerikan. BE dhe SHBa punojnë të koordinuara hap pas hapi për të kufizuar të ardhurat ruse dhe në të njëjtën kohë të jetë i siguruar furnizimi me energji në vendet në zhvillim dhe vende të treta, vazhdohet më tej në njoftimin e përbashkët për shtyp. Masa konkrete nuk u përmendën.Ndërkohë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky lëvdoi mbështetjen e Norvegjisë për Ukrainën, si një aleat i veçantë në mbështetjen ushtarake në ofensivën e pritshme ruse në pranverë. Me mbështetjen e luftës ukrainase me 7 miliardë dollarë, rreth 6,6 miliardë euro në 5 vitet e ardhshme, Norvegjia bëhet si shembull për vende të tjera, tha Zelensky në një mesazh me video pas takimit me ministrin e Mbrojtjes të Norvegjisë, Björn Arild Gram.
Të tjera
-
Moti në Shqipëri i ndryshueshëm
Në Shqipëri sot moti do të jetë me kthjellime dhe reshje shiu me stuhi lokale...
-
25 vjet nga masakra e 22 majit në Vushtrri
Krahas fshatrave, ushtarët dhe policët serbë gjatë luftës në Kosovë, kanë mas...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Gruas tuniziane i hiqet një filxhan nga fshikëza, mjekët kur dëgjuan se si arriti atje mbetën pa fjalë
Një histori e pabesueshme ka ndodhur në Tunizi, ku mjekët gjetën një “trup të...
-
Përmbytje shkatërruese në Brazil, numri i të vd ekurve shkon në 158 dhe i të zhdukurve 88
Shirat e dendur në shtetin jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul, kanë shkaktu...
-
Nesër pritet miratimi i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë
Të enjten, OKB do të votojë për miratimin e një rezolute përmes së cilës 11 k...
-
Gjyqi ndaj Trump, përfundon dhënia e dëshmive! Juria do marrë vendimin nëse ish-presidenti do shpallet fajtor
Të martën përfundoi faza e dëgjimit të dëshmive në gjyqin penal ndaj ish-Pres...
-
Kusari-Lila: Kurti nuk ka asnjë arsye për të shkuar në zgjedhje
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka d...
-
Deputeti i PDK-së nuk përjashton mundësinë e koalicionit me LVV-në: Për shpëtim të Kosovës
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, nuk e ka përjashtuar koalicionin me Lëvizje...
-
Mot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në vendin tonë sot...
-
Kurti: Për 2 javë, 313 serbë i konvertuan patentë shoferët në të Kosovës, kanë kohë 3 muaj
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se për dy javë 313 qytetarë serbë i k...
-
Ngjarjet e datës 22 maj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00) Kom...