BE kërkon hetime ndaj akuzave për dëbimet e dhunshme
Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 09 October 2021
Bashkimi Evropian u ka kërkuar Kroacisë dhe Greqisë të hetojnë dëbimet e paligjshme të azilkërkuesve (pushbacks) në kufijtë e tyre. Brukseli shprehet “thellësisht i shqetësuar” për njoftimet e mediave, sipas së cilave refugjatët janë dëbuar, disa edhe me dhunë, deklaroi Komisionerja e Brendshme e BE -së Ylva Johansson në Bruksel.
Gazetarët hulumtues të revistës “Der Spiegel” dhe të disa mediave nga vendet e tjera të BE-së kanë filmuar ndërhyrjen e policisë kroate dhe njësive speciale greke, të cilat kanë dëbuar me dhunë persona që kanë kaluar kufijtë e tyre. Forcat rumune të sigurisë përmenden gjithashtu në këto raportime.
Fotografitë e paraqitura në televizionin kroat tregojnë se si njerëz të maskuar, me sa duket anëtarë të policisë kroate, po i kthejnë nga territori kroat emigrantët në Bosnjë-Hercegovinë me shkopinj. Regjistrimet e mëtejshme tregojnë se si refugjatët merren me furgona dhe sillen ilegalisht përtej kufirit. Këto janë “pushbacks” të paligjshme.
Disa nga këto informacione janë tronditëse, tha Johansson. Ka shenja të dhunës së orkestruar në kufijtë e jashtëm të BE-së. Akuza të tilla “dëmtojnë vërtet reputacionin tonë si Bashkim Evropian”. Provat bindëse treguan gjithashtu keqpërdorimin e fondeve të BE-së, pasi operacionet e rojeve kufitare në kufijtë e jashtëm të BE-së financohen pjesërisht nga Brukseli. Kjo duhet të hetohet, kërkoi Johansson. Kjo çështje u trajtua edhe në një takim të ministrave të brendshëm të BE të premten, së bashku me ministrin grek të Migracionit Notis Mitarachi dhe ministrin e Brendshëm kroat Davor Bozhinoviq.
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq tha se Kroacia respekton ligjet e saj dhe rregulloret ndërkombëtare. Por ai shtoi, se “si çdo vend tjetër, është detyra jonë të mbrojmë kufirin tonë dhe të ndalojmë migrimet ilegale”. Ministri i Brendshëm Bozhinoviq tha se nuk ka vend për dhunë në policinë kroate. Autoritetet do t’i hetojnë raportet. “Një ekip ekspertësh është në vend sot për të gjetur se çfarë ndodhi, kush u përfshi në këtë ngjarje dhe ku ndodhi”. Pas përfundimit të raportit, Zagrebi do të vendosë për hapat e mëtejshëm.
Ministri grek i Migracionit Mitarachi ka protestuar me forcë. Ai ka kundërshtuar fajësimet e vazhdueshme ndaj Greqisë. “Kufijtë grekë janë kufijtë e BE-së dhe ne veprojmë brenda kuadrit të ligjit ndërkombëtar dhe evropian për t’i mbrojtur ata.” Greqia ka mohuar vazhdimisht dhe sistematikisht fajësimet e ngjashme në të kaluarën.
Kroacia dhe Greqia janë në rrugën ballkanike, e cila përdoret nga emigrantët që ikin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë drejt Evropës Perëndimore. Emigrantët përpiqen të hyjnë në Kroaci kryesisht nga Bosnja, në Greqi mbërrijnë nga deti dhe toka nga Turqia. Rojet kufitare kroate janë akuzuar vazhdimisht për dhunë kundër emigrantëve. Në Greqi, thuhet se rojet bregdetare janë në veçanti të dhunshme, ose të paktën jashtëzakonisht të pamëshirshme, ndaj anijeve me refugjatë./DW/
Të tjera
-
O’Brien pas takimit me Vuçiq: Do të bëjmë gjithçka në dorën tonë për përmbushjen e zotimit për Asociacionin
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien,...
-
Tahiri: Kurti e shkeli Kushtetutën, e pranoi Asociacionin pa u skuqur fare
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë...
-
Nis takimi O’Brien – Vuçiq, Presidenti serb thotë se ky është një takim i vështirë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nisur takimin me James O’Brien, Ndihmës...
-
Nisin zgjedhjet në Indi: 969 milionë njerëz kanë të drejtë vote
Vendvotimet u hapën të premten në fazën e parë dhe më të madhe të zgjedhjeve ...
-
Analisti amerikan Daniel Serwer tregon arsyet për të cilat Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në KiE
Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë të egër për të bllokuar an...
-
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por tregon çka kërkojnë disa shtete
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është opti...
-
Votimi për largimin e kryetarëve në veri, KQZ mban mbledhje në ora 14:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14...
-
Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA
Shefi i CIA-s paralajmëroi se Ukraina mund ta humbasë luftën pa ndihmën e SHB...
-
Bilall Kasami: Një telefonatë se Serbia po bën manovra në kufi me Kosovën, ia pamundësoi Kurtit ardhjen në Berlin
Përfaqësues së koalicionit VLEN që po garon në zgjedhjet e Maqedonisë së Veri...
-
O’Brien sot në Beograd, do të takohet me udhëheqësit e Serbisë
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Valon Murati kritikon Kurtin: Nuk është kohë e mburrjeve
Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka drejtuar kritika në drejtim të kryemi...
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...