BE-ja nuk arrin marrëveshje për çmimin e gazit

Autori: Gazeta inFokus
15:25 | 24 November 2022
Ministrat e Energjisë të Bashkimit Evropian nuk arritën të pajtohen për vendosjen e një çmimi tavan të gazit për ta zbutur krizën e energjisë në Evropë, mes përçarjeve të thella mbi propozimin fillestar të cilin disa e vlerësuan si “qesharak”.
Ministrat do të takohen sërish në dhjetor në përpjekje për të tejkaluar këto përçarje, tha ministri çek i Industrisë, Jozef Sikela, vendi i të cilit aktualisht udhëheq presidencën e BE-së.
Ai shtoi se ministrat arritën të miratojnë disa “masa të tjera të rëndësishme”, përfshirë blerjet e përbashkëta të gazit për të shmangur rritjen e çmimeve nga konkurrenca brenda BE-së dhe përshpejtimin e autorizimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.
Disa ministra që morën pjesë në takimin e së enjtes u ankuan se propozimi për çmimin tavan të gazit, i publikuar nga Komisioni Evropian vetëm para dy ditësh, ishte krijuar me synimin të mos përdorej kurrë.
Ministrat polakë dhe spanjollë të energjisë e quajtën propozimin “qesharak”.
Ministri grek i Energjisë, Kostas Skrekas, tha se çmimi i vendosur “në fakt,nuk është një çmim tavan” dhe shtoi se “ne po humbim kohë të vlefshme pa rezultate”.
Plani i vendosjes së çmimit tavan, për të cilin komisioni nuk ishte asnjëherë shumë i interesuar, vendos një çmim maksimal prej 275 eurosh për megavat në orë.
Por, këtij çmimi i bashkëngjiten shumë kushte saqë nuk do të ishte aktivizuar as në gusht, kur çmimi i gazit u rrit përkohësisht mbi 300 euro, duke alarmuar Evropën e mësuar me çmime sa 10 për qind e asaj shifre.
Ulja e çmimit të gazit rus
Propozimi do të aktivizohej vetëm nëse çmimi maksimal prej 275 euro do të kalohej vazhdimisht për të paktën dy javë, dhe pastaj vetëm nëse çmimi për gazin natyror të lëngshëm (LNG) ngrihet mbi 58 euro për dhjetë ditë brenda asaj periudhë dyjavore.
Çmimi i gazit me shumicë në Evropë, të enjten ishte rreth 124 euro.
Propozimi i komisionit u pa si propozim neutral i formuluar nën presionin e anëtarëve, si Gjermania dhe Holanda, të cilat kishin frikë se vendosja e çmimit tavan mund t’i dërgonte furnizimet me gaz në tregje më fitimprurëse, veçanërisht në Azi.
Megjithatë, të paktën 15 vende të BE-së, më shumë se gjysma e bllokut evropian, e kërkonin çmimin tavan në mënyrë që të zbutet kriza e furnizimit shkaku i luftës së Rusisë në Ukrainë.
Përderisa Bashkimi Evropian nuk e ka ndaluar gazin rus, Kremlini e ka ndalur eksportin në shenjë hakmarrjeje për sanksionet e vendosura nga Brukseli.
Para luftës, furnizimet me gaz rus përbënin më shumë se 40 për qind të të gjithë gazit të importuar në Bashkimin Evropian. Ky furnizim tani ka rënë në më pak se 10 për qind./REL

Të tjera
-
Nesër seanca konstituive e Kuvendit, ky është rendi i ditës
Nesër do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Seanca do të...
-
Përfundon mbledhja e Kryesisë së PDK’së, a do ta votojnë nesër Kryeparlamentarin?
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, e thirru...
-
Pas kundërshtimit të Qeverisë, Osmani do t’ia çojë Kuvendit propozimin për heqjen e tarifës ndaj SHBA-së: E kemi gati ligjin
Presidentja Vjosa Osmani shpreson se Kuvendi do të konstituohet nesër dhe men...
-
241 km/h në zonë 100 km/h, Policia e Kosovës regjistron rekordin e shpejtësisë gjatë javës së kontrollit
Policia e Kosovës ka përfunduar me sukses aktivitetet operacionale në kuadër ...
-
Fillon mbledhja e kryesisë së PDK-së
Ka nisur mbledhja e kryesisë së PDK-së. Aty pritet të vendoset nëse do ta ...
-
Pavarësisht përfundimit të rastit të Prokurorisë, Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Thaçit e Veselit
Hashim Thaçit e Kadri Veselit u është vazhduar paraburgimi nga Gjykata Specia...
-
Muharremi publikon shpenzimet astronomike të ZRRE-së në fushën e teknologjisë, si u rritën shpenzimet në pajisje gjatë tri viteve?
Eksperti i ekonomisë, Shenoll Muharremi, ka publikuar shpenzimet e Zyrës së R...
-
Osmani: Kemi gati ligjin për heqjen e tarifave ndaj SHBA-së, por duhet konsituimi i Kuvendit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Zyra e Presidencës ka bërë g...
-
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar e uron Kosovën për njohjen nga Sudani: Një moment krenarie dhe një hap tjetër përpara në rrugëtimin ndërkombëtar
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka përgëzuar shtetin e Kosovës pa...
-
Disa deputetë të pakicave që e mbështesin Kurtin: E dimë emrin e kandidatit për kryeparlamentar, por duhet ta thotë kryeministri
Disa deputetë të zgjedhur të pakicave thanë se janë për votimin e kryetarit t...
-
Arrestohet një person për mashtrim në tendera publikë – tentoi të përfitonte 400,000 euro
Policia e Kosovës, ka arrestuar një person të dyshuar për keqpërdorim dhe mas...
-
Arrestohen dy kosovarë, tentuan të hyjnë në Shqipëri me mbi 20 mijë euro të padeklaruara
Dy burra nga Kosova janë arrestuar nga policia shqiptare në pikën kufitare në...