BE-ja fton Kosovën dhe 16 shtete të tjera në takimin e Bashkësisë Politike Evropiane
Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 22 September 2022
Kosova dhe 16 shtete të tjera jo anëtare të Bashkimit Evropian janë ftuar që të marrin pjesë në takimin e parë të forumit të ri evropian, Bashkësisë Politike Evropiane, që do të mbahet më 6 tetor në Pragë të Çekisë, tha një zyrtar i bllokut.
Përveç Kosovës, edhe Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Islanda, Litenshtajni, Moldavia, Norvegjia dhe Zvicra janë ftuar, tha ky zyrtar, duke shtuar se ftesë u është dërguar edhe Mbretërisë së Bashkuar, Turqisë dhe Ukrainës.
Ftesat për 27 shtetet anëtare të BE-së për takimin në Pragë do të dërgohen më vonë, shtoi zyrtari i BE-së.
Ky takim do të mbahet para një samiti joformal të liderëve të bllokut evropian. Pjesëmarrësit pritet të diskutojnë për sigurinë, migrimin dhe ndryshimet klimatike, por edhe për situatën aktuale ekonomike, megjithatë deri më tani nuk është paraparë që në fund të takimit të ketë një deklaratë të përbashkët, tha zyrtari i bllokut.
Idenë për krijimin e Bashkësisë Politike Evropiane e ka paraqitur në maj presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Siç ka thënë ai, ky forum ka për qëllim të lehtësojë shkëmbimet midis shteteve të BE-së dhe atyre që janë jashtë bllokut, përfshirë edhe ato që aspirojnë anëtarësimin në BE.
Macron ka thënë se shpreson që ky forum të ndihmojë në përmirësimin e bashkëpunimit me partnerët e BE-së në Evropën duke iu referuar Ukrainës, e cila më herët gjatë këtij viti mori statusin e vendit kandidat.
Megjithatë, edhe Franca, por edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili ka mbështetur Bashkësinë Politike Evropiane, kanë thënë se ky forum nuk duhet të jetë alternativë e zgjerimit të BE-së./REL/
Të tjera
-
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të...
-
Moti për këtë fundjavë
Këtë fundjavë në Kosovë do të mbajë mot me diell, por nuk do të mungojnë vran...
-
Haradinaj: Dështimi në KiE i Kosovës i faturohet vetëm Albin Kurtit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mospërfshirja e Kosovës për ...
-
Kurti thoshte se tokat e Manastirit të Deçanit qenë kusht urgjent për anëtarësim në KiE, Kosova sot s’qe as në agjendë
Kosova sot përfundimisht nuk arriti të jetë as pjesë e agjendës së Këshillit ...
-
Krasniqi thotë se zgjedhjet janë të domosdoshme: PDK e ka të paalternativë integrimin evropian
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë sot se zgjedhjet e parakohshme jan...
-
Pagesat vazhdojnë edhe me euro, edhe me dinarë
Posta e Serbisë dhe Kursimorja e Postës e Serbisë, të cilat operojnë në veri ...
-
Policia e Kosovës trajnohet nga FBI në SHBA për Hetimet Penale
Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimin për Hetimet Penale të Depart...
-
Inspektorati i Prishtinës me aksione për lirimin e hapësirave publike
Inspektorati i Prishtinës po vazhdon aksionet për lirimin e hapësirave publik...
-
Çfarë u diskutua sot në Strasburg në Ministerialin që do të duhej ta bënte Kosovën pjesë të KIE
Kosova sot humbi mundësinë që të bëhet anëtare e organizatës më të vjetër...
-
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kadetë të rinj që do të studiojnë në disa qendra universitare
Ministria e Mbrojtjes ka shpallë konkurs për pranim të kadetëve të rinj që do...
-
Deputeti gjerman e qorton Qeverinë e tij që s’e futi në agjendë Kosovën, paralajmëron diskutim në Vilnius
Deputeti gjerman i SPD-së, Frank Schwabe, i cili është edhe kryesues i gr...
-
Musliu-Shoshi: Falë udhëheqjes së Albin Kurtit sot feston Serbia
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas dështimit që kërkesa e Kosovës ...