BE bën thirrje për sjellje evropiane, pas deklaratave të Vuçiqit për Kurtin

Autori: Gazeta inFokus
15:00 | 02 December 2022
Bashkimi Evropian u ka bërë sërish thirrje liderëve politikë në Kosovë dhe Serbi që të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të kenë “sjellje evropiane”, për të ndihmuar në ulje të tensioneve.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i ka bërë këto deklarata pas pyetjeve të gazetarëve për deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, “llum terrorist”, dhe ka paralajmëruar se Serbia nuk do të marrë pjesë në samitin që organizohet më 6 dhjetor në Tiranë midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që nuk janë pjesë e bllokut evropian.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, ka thënë se Samiti i Tiranës ka një rëndësi të veçantë, sidomos në kontekstin e situatës globale, dhe BE pret që të gjithë liderët të marrin pjesë në të.
“Natyrisht se ky është një samit shumë i rëndësishëm dhe presim që të gjithë liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor të jenë të pranishëm, sikur që do të jenë edhe liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”.
Stano ka thënë se është me rëndësi të merret parasysh situata dhe ajo të jetë e qetë.
“Situata e sigurisë në terren është e brishtë dhe duhet të punohet për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Samiti i Tiranës është me rëndësi të veçantë, duke pasur parasysh rrethanat gjeopolitike” ka thënë ai.
Deklaratat e Vuçiqit për Kurtin janë bërë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërim të Nenad Rashiqit në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim.
Serbia e ka konsideruar këtë vendim si shkelje dhe ka thënë se Rashiq nuk përfaqëson serbët e Kosovës.
Gazetarët e kanë pyetur Stanon nëse deklaratat e Vuçiqit përbëjnë “sjellje evropiane”.
“Ne si komunitet i 27 vendeve presim nga të gjithë partnerët që të sillen në mënyrë evropiane, e kjo përfshin edhe Serbinë edhe Kosovën. Kjo nënkupton përmbajtje nga deklaratat nxitëse”, ka thënë Stano.
Duke iu referuar emërimit të Rashiqit, Stano ka thënë se “sipas vlerësimeve preliminare, emërimi i tij nuk ka qenë në përputhje me kushtetutën”.
“Është shumë e rëndësishme që të gjitha emërimet e ministrave të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. U bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë që të sigurojnë respektimin e kushtetutës. Sipas leximit tonë preliminar, ky emërim nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.
Pozita në të cilën është emëruar Rashiq, deri në fillim të nëntorit mbahej nga Goran Rakiq, i cili ka dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar targat ilegale serbe në veri të Kosovës.
Për të njëjtën arsye, dorëheqje nga institucionet e Kosovës kanë dhënë edhe zyrtarë tjerë serbë nga veriu.
Viteve të fundit Rashiq ka vepruar si politikan opozitar serb në Kosovë.
Para formimit të Listës Serbe më 2013 – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – ai ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës dhe pjesë e Qeverisë.
Më 2020, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e pati emëruar Rashiqin si drejtor të Zyrës për Komunitete, mirëpo ai ka dhënë dorëheqje pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij nga Prokuroria Speciale.
Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka liruar atë nga aktakuza për “keqpërdorimin e pozitës dhe autoritetit zyrtar”./REL

Të tjera
-
Ngriten shqetësime për lirinë e medias në Kosovë, “është vazhdimisht e cenuar”
Institucioni i Avokatit të Popullit organizoi të martën një tryezë të rrumbul...
-
Arrestohen dy persona në Mitrovicë, policia sekuestron armë e afër 200 fishekë
Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Mitrovicë janë arrestuar dy persona për ...
-
‘‘Shiko magjinë teksa ndodh’’, ambasada amerikane bën përgatitjet për festimin e 249-vjetorit të Pavarësisë
Ambasada amerikane në Kosovës, është duke bërë përgatitjet për të festuar 249...
-
AAK tregon se si do t’i përgjigjet ftesës për takim te presidentja
Presidentja Vjosa Osmani, do t’i thërrasë sërish liderët e partive politike n...
-
Janina Ymeri kritikon KEK-un: Vetëm nesër 115 mijë euro për transmetimin e rrymës nga Maqedonia – menaxhimi s’tregohet me postime
Inxhinierja Janina Ymeri ka reaguar ndaj situatës aktuale energjetike në Koso...
-
Gjykata Kushtetuese do të pyetet sërish? Partitë “në konflikt” edhe për atë se kush po e “keqlexon” aktgjykimin
Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili u prit mbi një muaj, nuk ka bërë që...
-
Kapen në Bërnjak insekticide të padeklaruara me origjinë nga Serbia
Dogana e Kosovës në bashkëpunim me policinë kufitare ka parandaluar një rast ...
-
VV-ja me grup në messenger “Seancë çdo 48 orë”, fotografia nga seanca e ‘Ipadit’ të Fitore Pacollit
Në një fotografi që ka publikuar sot Nacionale nga seanca e 40-të e Kuvendit ...
-
AUV ndalon importin e gjedheve nga një zonë në Francë, shkak përhapja e sëmundjes së lëkurës
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se është ndaluar impor...
-
“Qitu e ndreq kollaj”, dikush e këshillon Fitore Pacollin si të gjenerojë postime të rreme me komente? (PAMJE)
Gjatë tentimit të 40-të për konstituimin e Kuvendit, deputetes së Lëvizjes Ve...
-
Gjykata dënon me 4 vite burg policin Argjend Kastrati për aksidentin fatal ndaj Zana Gjevukajt
Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur sot aktgjykimin ndaj zyrtarit policor A...
-
Cakolli: Dehari ka qasje bllokuese, duhet të zëvendësohet, sot u cenua e drejta e deputetëve për të votuar
Pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit në seancën e 40-të, ka re...