Sport

Bayern Munich transferon lojtarin që shkëlqeu në Kupën e Botës

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 08 December 2018

Bayern Munich janë ende të etur për të nënshkruar me mbrojtësin e Stuttgartit, Benjamin Pavard.
Mbrojtësi i Kombëtares së Francës, Benjamin Pavard, mbetet dëshira e Bayern Munich.

‘Le10Sport’ raporton se bavarezët nuk kanë humbur dëshirën për të nënshkruar me 22 vjeçarin, që kishte paraqitje të jashtëzakonshme në Rusi, duke ndihmuar Francën të fitoi titullin e Kupës së Botës.

Bayern Munich sipas raportimeve në verën e vitit 2019, do të tentojë sërish të afrojë në ‘Allianz Arena’ Pavardin, i cili këtë sezon ka regjistruar 13 paraqitje për Stuttgartin në Bundesligë.

-Advertisement-

Pavard te Stuttgart është transferuar në vitin 2016 nga skuadra franceze Lille

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera