Sport

Batatina: Deri në shkatërrimin e kësaj bote, Prishtina do të përkulet para llapjanëve

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 06 October 2018

Sfida kryesore e xhiros së nëntë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll zhvillohet sot në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë në mes Prishtinës dhe Llapit.

“Derbi rajonal ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, tani ka shtrirë rrënjë edhe në rivalitet për klasifikim. Skuadra nga Podujeva nuk ka trofe në futbollin kosovar, e as histori në përballje me Prishtinën.

Por, duke investuar fuqishëm dhe duke dashur të riorganizohen në klub profesional, domosdoshmërisht kanë fituar vëmendje dhe respektin e skuadrave dhe publikut rival”, shkruan faqja zyrtare e Prishtinës.

-Advertisement-

Kundërpërgjigja e Llapit përmes drejtorit sportiv Tahir Batatina nuk ka munguar.

“Llapi i ka legjendat dhe Prishtina përkulet deri në shkatërrimin e kësaj bote para emrit të legjendës dhe të pavdekshmit Fadil Vokrri. E vërtet që nuk kemi trofe, por Prishtina përkulet para llapjanëve gjithmonë”, deklaron Tahir Batatina.Ndeshja Prishtina – Llapi zhvillohet sot prej 17:45.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera