Lajme

Bastisja dhe dokumentet sekrete, Trump padit Departamentin e Drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 23 August 2022

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar një gjyqtari të bllokojë hetimin e Departamentit të Drejtësisë për dosjet e sekuestruara nga shtëpia e tij gjatë kontrollit të FBI-së.

Në një padi të ngritur, ekipi i tij ligjor kërkoi që të caktohej një avokat i pavarur për të mbikëqyrur dokumentet që agjentët morën nga Mar-a-Lago në Florida këtë muaj.

Trump po hetohet për tri akuza, ku më e rënda është një shkelje e Espionage Act, praktikisht një akuzë për spiunazh, por edhe për mbajtje ilegale të dokumenteve qeveritare, si dhe për tentativën për të penguar hetimet.

-Advertisement-

FBI gjatë kontrolleve në shtëpinë që politikani miliarder ka në Mar- A – Lago të Floridës, ka sekuestruar 20 kuti me dokumente të ndryshme, disa prej të cilave të klasifikuara si “top Secret”, të tjera gjithsesi të rezervuara. /A2CNN

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera