Basha në BBC: Krizë besimi, sistemi politik ka dështuar ndaj qytetarëve
Autori: Gazeta inFokus 23:54 | 14 September 2024
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në radio debatin e “World Questions” e organizuar nga BBC, tha se sistemi politik në Shqipëri ka dështuar në veçanti ndaj të rinjve.
Kjo sipas tij reflektohet edhe në largimet masive.
Ai më tej tha se tre janë problemet kryesore si pasojë e kësaj situate: mundësia, meritokracia, barazia para ligjit. Sipas tij, politika 34 vite u ka hequr të drejtën të rinjve që të jenë pjesë e politikës, të merrnin pjesë në zgjedhje si kandidatë, të ishin në gjendje t’i ofronin shërbimin e tyre vendit.
Basha tha se në fund të korrikut, “Partia Socialiste, në pushtet prej 11 vitesh, dhe një pjesë e opozitës bashkuan votat kundër një vendimi të Gjykatës Kushtetuese për të mbyllur listat, që do u mundësonin të rinjve të ishin pjesë e politikës, të merrnin pjesë në zgjedhje si kandidatë, të ishin në gjendje t’i ofronin shërbimin e tyre vendit”.
“Kjo është prova e fundit por jo e vetmja e një kaste politike që për interesat e veta i kundërvihet interesave të shoqërisë e në veçanti kundër të rinjve të cilët si rezultat largohen drejt Perëndimit në kërkim të mundësive, meritokracisë dhe barazisë para ligjit”, tha Basha.
“Mungesa e vullnetit politik e ka çuar problemin e korrupsionit në nivele të paprecedenta për Shqipërinë, në nivele të paprecedenta për Ballkanin”, tha ai.
“Ne kemi propozuar veting për politikanët, verifikime vjetore të aseteve të politikanëve, të familjarëve të tyre dhe bashkëpuntorëve të ngushtë. Verifikime vjetore për ato që cilësohen si kontakte të papërshtatshme në rastin e magjistratëve, verifikime të kontakteve të papërshtatshme për politikanët nëse kanë apo nuk kanë kontakte me bosët e krimit të organizuar, bashkëpunojnë apo jo me botën e krimit për përfitime politike, janë apo jo të korruptuar, e justifikojnë apo jo mirëqenien e tyre e të familjarëve të tyre dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Ky ligj, propozimi që kemi dorëzuar, mbahet i bllokuar në parlament prej 15 nëntorit”, tha Basha.
Të tjera
-
“Klloshar”, “Thithës”, “Matuf plak”: Eskalon krejt Adriana Matoshi në komente në Facebook
"Thithës i opozitës", "plak matuf", "kllloshar" - e çka s'mos tjetër i ka kom...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell...
-
Ngjarjet e datës 15 janar
Zyrtarë komunal të Shtimes bëjnë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Shtime, ...
-
Kosova me një sërë kërkesash për çështjen e të pagjeturve
Në Bruksel, nesër do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për P...
-
Bedri Hamza: S’ia toleroj mosuksesin ministrave, ecin nëse nuk punojnë
I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vu...
-
Hamza: Unë kam përparësi sepse në Qeveri nuk do të shkoj me mësu, por me punu
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
“Euro Fisi” kompania e vetme e Kosovës që po merr pjesë në panairin më të madh në Munchen të Gjermanisë
Kompania Euro Fisi Group është kompania e vetme nga Kosova që po merr pjesë n...
-
Hamza: Kurrë më shumë vullnet, energji e masivitet për PDK-në s’ka pasur
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Bedri Hamza: Secili kandidat duhet t’i kontribuojë klimës për një fushatë e qetë e pa probleme
I pyetur nga analistët në Debat Plus se a pret që kryeministri Kurti të mos i...
-
Familjari i Galuk Konjufcës del në mbështetje të PDK-së
Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetë...
-
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr përkrahje edhe nga Shtetet e Bashku...
-
Hamza: Veteranëve do t’ua mundësojmë që të punojnë në mënyrë të rregullt në sektorin privat
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...