Bardhyl Hasanpapaj: Vjosa Osmani ka udhëhequr me guxim dhe vizion, duke ngritur Kosovën në një nivel të lartë ndërkombëtar
Autori: Gazeta inFokus
16:25 | 04 June 2026
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Bardhyl Hasanpapaj, ka komentuar gjatë një paraqitjeje në emisionin “Pressing” performancën e institucioneve të Kosovës gjatë këtyre viteve.
Hasanpapaj vlerësoi rolin e Presidentes Vjosa Osmani, duke theksuar se gjatë mandatit të saj ajo ka ngritur Kosovën dhe ka forcuar pozicionin ndërkombëtar të vendit. Ai përmendi takimet e saj me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat sipas tij janë një nivel komunikimi që rrallë shihet mes liderëve të vendeve evropiane.
“Është provuar kjo shumicë parlamentare, tash e gjashtë vite, dështim total në çdo sferë. Ndërkohë që ne kishim një Presidencë, kishim Presidenten Osmani, që për 5 vite në mënyrën më të suksesshme e udhëhoqi atë zyrë dhe na bëri krenar që të gjithë në Kosovë. I vetmi institucion që ecte ishte presidenca”, tha Hasanpapaj.
Ai kritikoi parlamentin dhe shumicën qeverisëse, duke theksuar mungesën e rezultateve konkrete dhe përfaqësimin e dobët të qytetarëve, në kontrast me aktivitetet e Presidentes Osmani.
Hasanpapaj rikthehet në fushatën zgjedhore si pjesë e LDK-së, duke theksuar përkushtimin e tij për të sjellë ndryshime dhe zë të fuqishëm për qytetarët në Kuvendin e Kosovës, kandidon me numrin 34.

T� tjera
-
21 vjet nga vendimi i Hagës kur Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm
Më 30 nëntor 2005, Gjykata e Hagës e shpalli të pafajshëm ish-luftëtarin e UÇ...
-
Protesta në ditën e Pavarësisë, Tirana “pushtohet” nga gazi lotsjellës, 47 persona të lënduar
Pas rreth 10 orësh përplasjeje dhe tensionesh të vazhdueshme mes protestuesve...
-
Gjashtë persona kapen nga policia në Kaçanik – çfarë ndodhi pas mosmarrëveshjes në një kafeteri?
Gjashtë persona janë arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se kanë sulmuar me t...
-
Një person nga Enti Special në Shtime dërgohet pa shenja jete në QKMF
Një person i gjinisë mashkullore është dërguar pa shenja jete në Qendrën Krye...
-
Përgatitje e vra*sjes së rëndë në Prishtinë, pesë të dyshuar – dy arrestohen, intervistohet viktima
Policia e Kosovës ka identifikuar pesë persona të dyshuar për përgatitje të v...
-
Foshnja njëmuajshe dërgohet pa shenja jete në QKMF në Skenderaj, rasti po hetohet
Një foshnjë rreth njëmuajshe, e gjinisë femërore, është dërguar pa shenja jet...
-
Borë në gjithë Kosovën, rrugët të kalueshme, shoferëve u rekomandohet kujdes
Të reshura bore kishte në gjithë Kosovën, por rrugët janë të kalueshme.Disa n...
-
Reshjet e borës vazhdojnë në Kosovë, këto janë rrugët e mbuluara
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se të gjitha rrugët në Koso...
-
“Shqipëria është zemra e bashkuar e kombit”, Lladrovci dhe Hoxhaj festojnë 28 Nëntorin në Tiranë
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe deputeti i Partisë Demok...
-
Mrekullia mes tragjedisë – Dr. Genc Shala rrëfen momentet emocionuese të shpëtimit të Amserës nga rrënojat në Restelicë
Një nga ngjarjet më prekëse që ka përjetuar gjatë angazhimit të tij në ushtri...
-
ALARMUESE: Mjeku ngre shqetësimin për numrin e madh të rasteve me diabet të tipit 1
Endokrinologu Genc Shala ka ngritur shqetësimin për rritjen e numrit të perso...
-
Nga Shqipëria në Kanada, ACPAC uron për 28 Nëntorin: “Krenarë për rrënjët tona”
Një urim i veçantë për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë ka ardhur nga Komitet...




































