Sport

Barcelona sërish në krye të tabelës, fiton pastër kundër Almerias

Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 05 November 2022

Barcelona po vazhdon me formën e mirë në La Liga.

Skuadra e drejtuar nga Xavi regjistroi sonte fitoren e katërt radhazi në elitën e futbollit spanjoll.

Barça mposhti Almerian 2:0 në “Camp Nou”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të.

-Advertisement-

Ousmane Dembele (48′) dhd Frenkie de Jong (62′) shënuan golat e fitores për vendasit.

Barcelona pas kësaj fitore ka 34 pikë dhe pozicionohet si e para në tabelë, me dy pikë më shumë se Real Madridi. “Los Blancos” ndeshjen e kësaj jave e luajnë të hënën, në udhëtim kundër Rayo Vallecanos.

Almeria ndodhet në pozitën e 15-të me 13 pikë.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy