Baraliu thirrje liderëve: Mos shkaktoni tensione gjatë fushatës
Autori: Gazeta inFokus
16:20 | 03 February 2021
Fushata 10 ditore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, ka filluar zyrtarisht të mërkurën, shkruan Gazeta inFokus.
Së bashku me fushatën kanë nisur edhe tensionet mes partive politike.
Ndaj kësaj ka reaguar analisti politik, Mazllum Baraliu.
Ai për Gazetën inFokus, ka thënë se fushata nuk duhet të përcillet me tensione.
“Nuk është dashur të ketë tensione përkundër interesave politike dhe dëshirën për fitore. Është një opinion publik i krijuar, janë edhe trendi i sondazheve dhe sinjaleve paraprake që do të ketë një rend të caktuar të partive, gjasat për një renditje për fitimin e mandateve në Kuvend. Nuk duhet në asnjë mënyrë të ketë tensione mes partive dhe liderëve”, ka thënë ai.
Baraliu, shtoi se fushata është koha kur partitë duhet të flasin për programet dhe punën e tyre, e jo për të tjerët.
“Është koha që secili subjekt të kuptojë fuqinë e vet politike dhe vullnetin e qytetareve. Duhet të presë atë me dinjitet dhe të pranojë rezultatet e zgjedhjeve. Të flasin për programet e tyre premtimet e tyre reale dhe jo për të tjerët t’i kritikojnë dhe të përdorin fjalor jo korrekt për partitë e tjera. Duhet të shohin secili punën e tyre”, ka shtuar Baraliu./Gazeta inFokus/

T� tjera
-
Miratimi në lexim të parë i buxhetit, Qeveria: Ky buxhet synon transformimin ekonomik të Kosovës
Mbrëmë Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë Projektbuxhetin për vitin 2...
-
Deputetët përplasen në Komision gjatë intervistimit të drejtoreshës nga Peja, shkak pyetjet
Komisioni Hetimor Parlamentar në rastin e Arlinda Zekajt, po interviston Albu...
-
INDEP: Kosova shkel dy obligime të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, pasojë e vonesave, bllokadave dhe mospunës
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka reaguar pas publikimit të dy op...
-
Bajrami: Nga sot, reduktimet e energjisë lejohen edhe me vendim të Kuvendit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt
Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për ...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, drejtoresha e Mirëqenies Sociale para Komisionit: Padrejtësisht jam linçuar, puna ime është hartim i politikave, s’trajtoj raste direkt
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj-Bajraktar...
-
Rasti i Arlindës: Komisioni interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale
Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur intervistimin e Albulena Muja Bajrakta...
-
Prizren: Nëna me fëmijën largohen nga shtëpia, policia nis kërkimin e tyre
Policia e Kosovës ka bërë me dije se të enjten rreth orës 13:00, është raport...
-
Disa raste të dhun*ës fizike dhe psikike në Kosovë, viktima edhe gratë edhe burrat
Disa raste të dhunës fizike dhe psikike janë raportuar në vende të ndryshme t...
-
A do t’i humbë Kosova Lojërat Mesdhetare? Kjo është përgjigja e ICMG
Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) nuk ka dhënë përgjigje kon...
-
Dita e tretë e qëndrimit në Kosovë: Jakup Krasniqi arrin tek familja, nën masa të shtuara sigurie
Jakup Krasniqi po vazhdon qëndrimin e tij në Kosovë, edhe pse nuk po lihet gj...
-
Graçanicë: Arrestohet i dyshuari për dhun*im
Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten (19 nëntor) një person të dyshuar pë...

































