Banorët thanë se xhandarmëria serbe hyri dje në Karaçevë – flasin nga Qeveria dhe Komuna e Kamenicës
Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 07 April 2021
Banorët e Karaçevës po thonë se mesditën e së martës, në këtë fshat kanë hyrë pjesëtarë të xhandarmërisë serbe. Ata thonë se ndjehen të frikësuar nga provokimet e tilla. Qeverina e Kosovës dhe Komuna e Kamenicës, kanë dhënë detaje lidhur me këtë rast.
Kryetari i fshatit Karaçevë, Selver Lenjani, ka deklaruar për Gazetën Express se xhandarmëria serbe ka hyrë në tërritorin e këtij fshati, mesditën e së martës.
Qeveria nuk e ka në plan një herë vaksinimin e sektorit privat
-Advertisement-
Ai ka deklaruar se për këtë i kanë njoftuar edhe institucionet e rendit.
“Dje në orën 12 të ditës, në Karaçevë ka hyrë xhandarmëria serbe me pizgavera, me gjipa, dhe ne banorët e brezit kufitar të Karaçevës i vërejtëm hyrjen e tyre dhe në atë moment patëm frikë të gjithë banorët, sepse vazhdimisht që nga viti 2001 deri më sot hyjnë të armatosur deri në dhëmbë, kjo është shqetësuese. Të gjithë mekanizmat relevantë i kemi njoftuar. Por po janë të pafuqishëm për të marrë vendime dhe për t’i dalë zot tokës tonë. Ku ka provokim më të madh se kur hyn forca e armatosur e Serbisë me mjete motorike, lë vend të kuptojet se është problem i madh i Karaçevës”, ka deklaruar Lenjani.
Ai deklaroi se banorët e Karaçevës janë të frikësuar nga hyrja xhandarmërisë serbe në këtë fshat.
“Hyrja e xhandarmerisë serbe në territorin e republikës së kosoves eshtë shqetesuese për banotet e Karaçevës. Kjo është frikë permanente. Me te gjitha mjetet motorike xhandarmeria hyn dhe askush nuk i pengon. Të gjitha takimet me KFOR-in e krejtë i kuptojmë, por le të del armata shqiptare në territor të Serbisë dhe shikoni a do të kthehen gjallë këndej. S’jemi kundër takimeve, por jo në territor të Kosovës. Nëse policia dhe KFOR’i nuk e ruajnë këtë pjesë, ne nuk kemi si të qëndrojmë këtu as 24 orë”, ka deklaruar Lenjani.
Express ka pyetur edhe Qeverinë e Kosovës lidhur me raportimin e banorëve se xhandarmëria serbe ka hyrë në territorin e Karaçevës.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se aktiviteti ka qenë takim i rregullt i KFOR-it amerikan dhe turk me pjesëtarë të ushtrisë serbe.
“Jemi në dijeni për aktivitetin e sotëm përgjatë brezit kufitar në Karaçevë. Ka qenë takim i rregullt i KFOR-it amerikan dhe turk me pjesëtarë të ushtrisë serbe”, ka deklaruar Kryeziu.
Ndërkaq zyra për informim e Komunës së Kamenicës ka deklaruar se ende nuk ka informata zyrtare nga organet përgjegjëse lidhur me këtë rast.
“Ne si komunë jemi duke prite informata zyrtare nga organet gjegjëse lidhur me këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim në Komunën e Kamenicës.
Ndryshe, gjatë vitit të kaluar kishte pasur raste kur xhandarmëria serbe kishte hyrë në territorin e fshatit Karaçevë.
Banorët e këtij fshati kishin protestuar lidhur me këtë, pasi hyrjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë, ata e kishin quajtur provokim.
Të tjera
-
Rohde: Gjermania do t’i katërfishojë forcat e saj në Kosovë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se shteti i tij do t’i...
-
Kurti u kërkon takim partive parlamentare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar kryetarët e partive parlamenta...
-
Abdixhiku në Suharekë: LDK-ja ka program që u përgjigjet çështjeve të dekadës e rindërton aleancat
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar qytetin e Suharekës dhe fshat...
-
Suspendohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, incizoi tinëz kolegët
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, toger Imer Zeqiri është suspend...
-
Një muaj paraburgim për anëtarin e grupit famëkeq “Albkings” që shpërndau numrat telefonikë
Gjykata Themelore në Prishtinë caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehu...
-
Kurti, Vuçiq, Rama, O’Brien mblidhen në Mal të Zi në Samitin Rajonal të liderëve, kjo është agjenda
Samiti Rajonal i liderëve do të mbahet në Kotor të Malit të Zi më 15 dhe 16 m...
-
Haradinaj: Nëse Kosova s’anëtarësohet në KiE është përgjegjësi e Osmanit, Kurtit e Konjufcës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse humbet momentumi i pran...
-
Haziri: Ballafaqimi i Kurtit për anëtarësimin në KiE është humbje për Kosovën
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se balla...
-
Zgjedhjet në Maqedoni: Afati për ankesa në KSHZ përfundon pak para mesnatës
Afati për dorëzimin e ankesave në Komisionin Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni t...
-
Dërgohen në Finlandë mostrat biologjike të terror*istëve të Banjskës
Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale i kanë dërguar ...
-
Sveçla: Vetëm sot 29 qytetarë i kanë konvertuar patentë shoferët ilegal në RKS
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në ditën e parë,...
-
Tetë vite burgim për serbët që kultivuan kanabis në laboratorë në veri, një tjetër akoma në arrati
Ivan Slaviq dhe Redenko Keseroviq janë dënuar me gjithsej tetë vite burgim, p...