Fokus

Qeveria nuk e ka në plan një herë vaksinimin e sektorit privat

Autori: Gazeta inFokus 18:36 | 07 April 2021

Ministria e Shëndetësisë në planin e saj për vaksinimin i cili përfshin 3 faza, nuk e ka futur fare sektorin privat.

Ky plan i bërë në kohën kur në krye të kësaj ministrie ishte, Armend Zemaj e ka injoruar këtë sektor duke mos e futur në asnjërën fazë të vaksinimit.

Fillimisht në këtë plan me ardhjen e vaksinave antiCOVID do të vaksinoheshin të gjithë punëtorët shëndetësorë, më pas, banorët në shtëpitë e pleqve dhe punëtorët socialë, grupmosha mbi 80 vjeç dhe një pjesë e personave me sëmundje kronike.

-Advertisement-

Kjo sipas skenarit të parë të fazës 1 dhe 2 të vaksinimit me ardhjen e vaksinave të para nga UNICEF-i.

 

E edhe në kostimin e skenarit të dytë, Ministria e Shëndetësisë përsëri nuk i vendosi në këtë plan sektorin privat, shkruan Gazeta inFokus.

Si duket sektori privat nuk është pjesa e popullsisë për të cilën ka menduar shteti as edhe në kostimin e skenarit të tretë.

Edhe në këtë fazë Ministria e Shëndetësisë nuk e ka parë të nevojshme të fus në listën për vaksinimin sektorin privat por e ka futur sektorin publik.

 

Gazeta inFokus ka raportuar se në fund të prillit ose në muajin maj në Kosovë arrijnë edhe 76 mijë e 800 doza të vaksinës AstraZeneca ndërsa sipas planit të shtetit me këto vaksina do të vaksinohen 50% e sektorit publik./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera