Bankat në Kosovë rrisin normat e interesit për kreditë
Autori: Gazeta inFokus
10:09 | 08 September 2022
Rritja e normave të interesit për kreditë bankare, që u paralajmërua nga Banka Qendrore e Kosovës muajin e kaluar tashmë ka ndodhur.
Në raportin e fundit BQK-së, vërehet se mesatarja e normës së interesit në sektorin bankar ka shënuar rritje krahasuar me muajt e kaluar të këtij viti.
Qytetarët e Kosovës do të paguajnë më shumë norma të interesit për kreditë që kanë në banka dhe që do t’i marrin.
Banka Qendrore në raportin e fundit të publikuar ka treguar se norma mesatare të interesit për muajin korrik është 6.1 për qind, derisa në maj ishte 5.9 për qind.
Rritje vërehet tek norma e interesit për kreditë konsumuese që ka shkuar në 6.3 për qind, prej 6.2 për qind sa ka qenë në maj.
“Normat efektive të interesit, Norma në kredi 6.1%, për ekonomitë familjare 5.9% prej të cilave konsumuese 6.3%, prej të cilave hipotekare 4.8%. Për korporata jo financiare 6.2%, prej të cilave bujqësore 6.0%, prej të cilave industriale 6.3% prej të cilave shërbyese 6.1%”.
Një parashikim për rritjen e normave të interesit në sektorin bankar e kishte bërë BQK-ja duke u mbështetur në vendimet e Bankës Qendrore Europiane.
“…kostot e mbajtjes së likuiditetit do të sfidohen me rritjen e normave të interesit në nivel global të cilat transmetohen direkt përmes financimit nga bankat amë. Politikat monetare të disa bankave qendrore veçse janë kundërpërgjigjur rritjes së inflacionit përmes rritjes së normave bazë të interesit. BQE ka hezituar të ndërhyjë dhe ndryshoj politikën monetare në gjysmën e parë të vitit 2022, kryesisht si pasojë e ndikimit që pritet të ketë rritja e kostos së financimit në disa nga ekonomitë e BE-së (recesionit potencial) dhe dobësimit të mëtejmë të euros”, thuhet në “Raportin e Stabilitetit Financiar” të BQK-së.
Banka Qendrore ka thënë se kriza pandemike rriti fillimisht pasigurinë e aktorëve në sistemin financiar për presion të mundshëm në menaxhimin e likuiditetit. Mirëpo, sipas BQK-së rritja e preferencave për kursime kundrejt shpenzimeve, por edhe e mundësive të reduktuara dhe pasigurive për të shpenzuar në kohë të krizës, ndikoi që bilanci i financimit të bankave të jetë në favor të pozitës së likuiditetit, pozitë që u trashëgua edhe në vitin 2021.
“Megjithatë, rritja persistente e inflacionit në nivele të papara në dekadën e fundit ka ndikuar që BQE të sinjalizoj për vendimin potencial të rritjes së normave të interesit në mbledhjen e këshillit në korrik 2022. Ndryshimet në normat e interesit në BQE do të afektojnë indirekt kostot e mbajtjes së likuiditetit dhe kostot e financimit në vend. Për më tepër, përkundër normës së lartë të likuiditetit në nivel sektori, shumica e bankave kanë shënuar rënie të raportit të likuiditetit nga viti i kaluar, ndër të cilat disa me rënie më të theksueshme”.
Banka Qendrore Europiane, për herë të parë pas 11 vjetësh, ka vendosur t’i rrisë normat e interesit, në përpjekjeje për të kontrolluar rritjen e inflacionit në Eurozonë.
Siç ka bërë të ditur ky institucion më 21 korrik, aktualisht janë rritur normat bazë të interesit për 0.5 për qind në 0.0 për qind, ndërsa planifikohen edhe rritje të tjera gjatë vitit.
Sipas Bankës Qendrore Europiane, kur çmimet në ekonomi rriten shpejt, domethënë kur inflacioni është shumë i lartë, rritja e normave të interesit ndihmon në rikthimin e inflacionit në objektivin prej 2 për qind, në një periudhë afatmesme.
Në Kosovë veprojnë 11 banka komerciale dhe vlera e kredive në to ka arritur në 4 miliardë euro.
Në bazë të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, bankat komerciale në Kosovë i përcaktojnë individualisht normat e interesit, bazuar në politikat e tyre afariste.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se norma mesatare e interesit në kredi në muajin janar ka qenë 5.66%; në muajin shkurt 5.90%; në muajin mars 5.80%; në muajin prill 5.77% dhe në muajin maj 5.91%.
Në Bankën Qendrore të Kosovës kanë treguar se nga janari e deri në korrik të këtij viti, qytetarët kanë marrë kredi të reja mbi 1 miliard euro.
Sipas BQK-së, marrja e kredive nga qytetarët e Kosovës ka shënuar rritje krahasuar me vitin e kaluar.
“Nga janari deri në korrik 2021 janë dhënë mbi 973 milionë euro. Dallimi mes 2021 dhe 2022 është se këtë vit janë marrë nga kosovarët 69.9 milionë euro kredi më shumë”. Banka Qendrore ka treguar se qytetarët e Kosovës më së shumti kredi marrin për të siguruar ushqimin.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu,...
-
Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren, Inspektorati gjen parregullsi
Punimet në një objekt ndërtimi në Prizren janë ndaluar përkohësisht, pasi Ins...
-
Çeku zhvillon takime me prindër në Pejë dhe Gjakovë për Strategjinë e Arsimit
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka zhvilluar takime me prindë...
-
Protesta e së shtunës në Tiranë, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Shmangni zonat pranë institucioneve qeveritare
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qyte...
-
Pasiguria gjeopolitike dhe tensionet tregtare, Kanadaja dhe BE-ja krijojnë aleancë të re
Kanadaja dhe Bashkimi Evropian kanë njoftuar krijimin e një aleance të re të ...
-
KFOR-i dhe ambasadori italian diskutojnë koordinimin dhe sigurinë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar me ambasado...
-
Dokument| Rina Dragidella, mbesa e Xhelal Sveçlës emërohet kundërligjshëm diplomate në Washington
Rina Dragidella, mbesa e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ësh...
-
Inspektorati Mjedisor ndërhyn në lagjen “Kodrina” në Prishtinë, urdhërohet pastrimi i mbeturinave ilegale
Inspektorati Mjedisor ka ndërmarrë veprime në lagjen “Kodrina” në Prishtinë, ...
-
Pas fitores së “Listës së Studentëve”, dyshohet se po shkatërrohen dokumente të institucioneve paralele edhe në Kosovë
Kush është kompetent që të reagojë nëse shkatërrohet dokumentacioni në instit...
-
AUV tërheq nga tregu mishin e ngrirë të pulës nga Brazili, konstaton bakterin Salmonella
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar përkohësisht shitjen dhe ka u...
-
SHBA-ja konfirmon mbështetjen për misionin e KFOR-it në Kosovë
E Ngarkuara me Punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka p...
-
Ambasada e SHBA-së deklarohet për zgjedhjet në Serbi që përmbysën Vuçiqin: I gëzohemi tranzicionit të rregullt të pushtetit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë uruar Listën Studentore dhe qytetarët e ...



































