Lajme

Balona përgjuese, SHBA fut 6 entitete kineze në listën e zezë

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 11 February 2023

Administrata Biden shtoi të premten gjashtë entitete kineze të lidhura me programin që Pekini dyshohet se e përdor për qëllimeve përgjimi, në listën e zezë të eksporteve.

Kufizimet e reja vijnë pasi Shtëpia e Bardhë tha se do të shqyrtonte përpjekje më të gjera për të “ekspozuar dhe trajtuar” aktivitete më të mëdha të vëzhgimit të Kinës, të cilat kërcënojnë sigurinë kombëtare dhe aleatët e SHBA-ve.

Departamenti i Tregtisë tha se pesë kompani dhe një institut kërkimor kanë mbështetur “përpjekjet për modernizim ushtarak të Kinës, veçanërisht programet e hapësirës ajrore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, përfshirë aeroplanët dhe balonat”.

-Advertisement-

Incidenti me balonën kineze që fluturoi mbi Shtetet e Bashkuara javën e kaluar shkaktoi zemërim politik në Uashington dhe risolli vëmendjen tek sfidat që Kina paraqet për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Ngjarja u bë shkak që Sekretari i Shtetit Antony Blinken të anulonte një udhëtim në Pekin, që të dy vendet patën shpresuar se do të shërbente për të ndrequr marrëdhëniet e tensionuara.

Futja në listën e zezë e bën të vështirë për këto kompani që të sigurojnë produkte të teknologjisë amerikane. Si Presidenti Joe Biden ashtu edhe paraardhësi i tij Donald Trump e kanë përdorur listën për të ndëshkuar kompanitë kineze që shihen si një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe për të mos lejuar avancimin ushtarak të Pekinit.

Dy nga entitetet janë “Pekin Nanjiang Aerospace Technology” dhe “China Electronics Technology Group Corporation Institute”.

Administrata Biden shtoi gjithashtu “Dongguan Lingkong Remote Sensing Technology”, “Eagles Men Aviation Science and Technology Group”, “Guangzhou Tian-Hai-Xiang Aviation Technology” dhe “Shanxi Eagles Men Aviation Science and Technology Group”.

Ambasada kineze në Uashington dhe përfaqësuesit të këtyre entiteteve nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Uashingtoni thotë se është i bindur se kompania që prodhoi balonën që ftuturoi mbi hapësirën ajrore amerikane pak ditë më parë, të cilën ushtria amerikane e rrëzoi fundjavën e kaluar në oqean, ka një “marrëdhënie të drejtpërdrejtë” me Ushtrinë Çlirimtare Popullore të Kinës./VOA

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera