Rozë

Balerini i njohur: Të gjitha femrat e estradës më vinë pas (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 12 September 2017
Balerini i njohur Orjan Lika, artin e kërcimit gjithmonë e ka pasur pasion prandaj ia doli që ëndrrën e tij ta bëj realitet.

Në një intervistë dhënë për portalin iamalbania.com, ai ka treguar se rruga e tij deri këtu nuk ka qenë edhe aq e lehtë.

”Rruga për të mbërritur këtu ku jam sot ka qenë paksa e vështirë. Ëndrra ime ka qenë gjithmonë kërcimi por mundësitë për të vazhduar një shkollë baleti ishin thuajse të pamunduara, unë jetoja në fshat dhe nuk e kisha mundësinë të shkoja çdo ditë në Tiranë për të ndjekur një shkollë baleti, dhe unë nuk vazhdova një shkollë të tillë. Por nuk u dorëzova! Çdo të hollë që më jepnin prindërit apo të afërmit unë i mblidhja dhe shkoja në qytet për të blerë kaseta video kërcimesh”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Tani që është bëri i njohur dhe shumë i kërkuar të marrë pjesë nëpër videoklipe të këngëtareve sigurisht se u intereson publikut ta dinë se a ka pasur diçka më shumë se raport pune me to. I pyetur nëse dikush nga estrada ka kërkuar të jetë me të ai përgjigjet:

”Të gjitha (qesh). Përtej shakasë, mundohem të jem sa më profesional dhe kaq!”.

Orjani preferon që për statusin e tij aktual të mos flasë por thotë se ka femra që e ndjekin dhe të gjitha i ka shumë xhan.

‘’ Femrat që më ndjekin i kam shum xhan! Përsa i përket jetës intime preferoj ta lë të tillë. Intime dhe private e imja!’’.

Ai pati një duet të shkëlqyer me Genta Ismajlin ku vallëzoi me të në klipin ‘Squat Baby’./Lajmi.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera