Lajme

Bajrami: Vendimi i Haradinajt për faljen e 58 milionë eurove i kundërligjshëm

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 02 November 2017

Ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, tani deputete e Kuvendit të Kosovës, e ka quajtur të kundërligjshëm vendimin e kryeministrit Haradinaj për faljen e 58 milionë eurove kompanive të ujit.

“Vendim kontrovers është falja e 58 milionë eurove shfrytëzuesve të ujit, dhe nuk ka asnjë bazë juridike”, ka thënë Bajrami, në emisionin Interaktiv të KTV-së.

Bajrami ka sqaruar se taksa e ujit është taksë jo vetëm për kompanitë ambalazhuese të ujit, por për të gjithë ato kompani që shfrytëzojnë resurset natyrore në Kosovë.

-Advertisement-

Siç janë këtu gurëthyesit që shfrytëzojnë gurin dhe kompanitë që nxjerrin minerale të ndryshme.

“Çka nëse do të kishim kërkesë për falje të borxheve edhe nga kompanitë e tjera. Çka nëse të gjitha këto kompani që i shfrytëzojnë resurset natyrore do ti kërkonin kryeministrit që t’jua falë borxhet”, ka qenë pyetje që ka ngritur Bajrami.

Ndryshe vendimi i Haradinajt për faljen e 58 milionë eurove kompanive ambalazhuese të ujit është përcjellë më mjaft kritika nga ekspertët dhe shoqëria civile. Këta të fundit kanë kërkuar edhe hetime nga Prokuroria.

Gazeta Fjala ka qenë e para që ka raportuar për vendim që Haradinaj kishte marrë për t’i falur këto borxhe. /Gazeta Fjala/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera