Lajme

Bajrami: Programi i rimëkëmbjes ndihmon rikthimin e ekonomisë në trend pozitiv

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 03 July 2020

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqin.

Temë diskutimi ishte situata ekonomike në vend dhe përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për adresimin e efekteve të krijuara si rezultat i pandemisë COVID-19.

Sipas një komunikate të MF-së, ministrja Bajrami bëri të ditur se Qeveria Hoti ka prezantuar para bizneseve masat në kuadër të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili program do të ndihmojë në dinamizimin e aktiviteteve ekonomike në vendin tonë dhe rikthimin e ekonomisë në trend pozitiv të rritjes.

-Advertisement-

Në anën tjetër, Rukiqi shprehu pikëpamjet e Odës Ekonomike të Kosovës sa i përket politikave qeveritare për nxitjen e ekonomisë dhe u zotua se Oda Ekonomike e Kosovës do të vazhdojë dialogun me institucionet qeveritare në të mirë të zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera