Lajme

Bajrami: Nuk bëhem numër për t’ia zgjatur pushtetin Albin Kurtit, askush nuk mund ta negociojë votën e një deputeti

Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 01 September 2026

Deputetja e LDK-së është një nga gjashtë deputetët e kësaj partie që deklaruan që nuk e votojnë Bekim Sejdiun për President.

Në një status në Facebook, Bajrami tha se votën e ka nga qytetarët dhe nuk bëhet numër në Kuvend pëer t’ia zgjatur pushtetin Albin Kurtit:

“Mbështetja që kam marrë nga qytetarët jo vetëm në zgjedhjet e fundit nuk më është dhënë për të qenë numër në Kuvend dhe as për t’ia zgjatur pushtetin Albin Kurtit. Përkundrazi, këtë besim e kam marrë se besoj fort se kam arritë të jem zëri i qytetarëve kundër keqqeverisjes së Albin Kurtit, kam punuar e jam angazhuar për interesin e vendit dhe kam mbrojtur e ruajtur Lidhjen Demokratike të Kosovës aq sa kam mundur. Prandaj, për mua është e papranueshme që sot, në emër të zgjidhjes së krizës institucionale, të bëhemi pjesë e një marrëveshjeje që ia zgjat pushtetin e koncentruar Albin Kurtit.

-Advertisement-

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy