Bajrami: Ministria e Financave s’mund ta bëjë as ekzekutimin e pagave pa e shkelur Ligjin
Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 01 October 2024
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar për ekzekutimin e pagave në sektorin publik, shkruan Gazeta Infokus.
Ky reagim i saj erdhi pas raportimit të Infokusit se emërimi i Xhevat Zejnullahut si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm të Thesarit, është i jashtëligjshëm.
Ajo përmes një postimi në “Facebook”, tha se Ministria e Financave s’mund ta bëjë as ekzekutimin e pagave pa e shkelur ligjin.
“As një punë që është pothuaj rutinore në Ministrinë e Financave, si ajo e ekzekutimit të pagave me këtë qeveri s’mund të bëhet pa shkelje të Ligjit. Ju tregova edhe më herët që këta që e kanë shkelë 10 herë Kushtetutën e Republikë së Kosovës, e kanë shkelë Ligjin dhjetra herë, e shkelin prapë duke e caktu përtej afatit ligjor një ushtrues detyre në Thesar dhe procedojnë me paga”, ka shkruar Bajrami.
Ndryshe Ligji për Zyrtarët Publik neni 35 thotë se Ushtrues Detyre s’mund të ketë më shumë se një vit dhe në rast të kalimit të mandatit, nuk mund të ricaktoet përsëri një ushtrues detyre mirëpo pozita e drejtorit duhet të mbulohet përmes konkursit publik.
“Në pajtim me paragrafin 1. Të këtij neni, ushtruesja/i i detyrës mund të caktohet zyrtarja/i më i lartë i kategorisë pasuese, në vartësi të pozitës që caktohet, nga cilado njësi organizative brenda institucionit”
“Zyrtarja/i publik nuk mund të caktohet ushtruese/i i detyrës më gjatë se gjashtë muaj. Kur pozita nuk mund të plotësohet brenda afatit gjashtë mujor, ky afat mund të zgjas më së dhumti edhe për gjashtë muaj të tjerë”
“Pozita e lirë nuk mund të zëvendësohet me ushtrues detyre për më gjatë se afati i përcaktuar në paragrafin 3 të këtij neni”
“Çdo veprim i marrë nga ushtruesja/i i detyrës, pas kalimit të afatit të përcaktuar në paragrafin 3. Të këtij neni, është i paligjshëm”.
Ndërkaq mosekzekutimi i pagave shkaktoi reagime të shumta nga opozita, të cilët e cilësuan qeverinë si të papërgjegjshme dhe shpërfillëse ndaj mijëra punëtorëve të këtij sektori./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...