Mosekzekutimi i pagave – A po e shkel ligjin qeveria Kurti duke e lënë përsëri Thesarin me u.d Drejtor?
Autori: Samire Jaha 14:45 | 01 October 2024
Sot gjatë ditës Ministria e Financave, Punëve dhe Transfereve në krye me Hekuran Muratin kanë emëruar Xhevat Zejnullahun në pozitën e ushtrues detyre si drejtor të përgjithshëm të Thesarit, shkruan Gazeta Infokus.
Ky emërim erdhi pasi pagat e sektorit publik nuk u ekzekutuan me kohë, përkundër se afati ligjor kishte kaluar dje duke qenë se ushtruesit të detyrës, të mëhershëm Nysret Koca, i kishte kaluar mandati.
Këto paga nuk u ekzekutuan si shkak të skadimit të mandatit të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit.
Kjo ngutje për emërim si duket erdhi në mënyrë që pagat të mund te ekzekutohen brenda ditës së sotme.
Mirëpo siç duket ky emërim i ri i Zejnullahut në pozitën e ushtruesit të detyrës si drejtor të Thesarit është i jashtëligjshëm.
Kjo duke u bazuar në Ligjin për Zyrtarët Publik, neni 35 ku thuhet se Ushtrues Detyre s’mund të ketë më shumë se një vit dhe në rast të kalimit të mandatit, nuk mund të ricaktoet përsëri një ushtues detyre mirëpo pozita e drejtorit duhet të mbulohet përmes konkursit publik.
“Në pajtim me paragrafin 1. Të këtij neni, ushtruesja/i i detyrës mund të caktohet zyrtarja/i më i lartë i kategorisë pasuese, në vartësi të pozitës që caktohet, nga cilado njësi organizative brenda institucionit”
“Zyrtarja/i publik nuk mund të caktohet ushtruese/i i detyrës më gjatë se gjashtë muaj. Kur pozita nuk mund të plotësohet brenda afatit gjashtë mujor, ky afat mund të zgjas më së dhumti edhe për gjashtë muaj të tjerë”
“Pozita e lirë nuk mund të zëvendësohet me ushtrues detyre për më gjatë se afati i përcaktuar në paragrafin 3 të këtij neni”
“Çdo veprim i marrë nga ushtruesja/i i detyrës, pas kalimit të afatit të përcaktuar në paragrafin 3. Të këtij neni, është i paligjshëm”.
Ndërkaq mosekzekutimi i pagave shkaktoi reagime të shumta nga opozita, të cilët e cilësuan qeverinë si të papërgjegjshme dhe shpërfillëse ndaj mijëra punëtorëve të këtij sektori.
Për PDK-në, LDK-në dhe AAK-në mosekzekutimi në kohë i pagave ka shkelur dinjitetin e shumë familjeve që mezi ia dalin muajit.
Vlen të theksohet se, Qeveria tash e një kohë të gjatë është duke ndjekur një praktikë e cila po vlerësohet jo e mirë.
Nga 16 ministri të Qeverisë (perfshirë këtu Zyrën e Kryeministrit), 8 prej tyre janë duke funksionuar me ushtrues detyre/zëvendës.
Ndërsa sa i përket agjencive ekzekutive, 29 prej tyre janë me ushtrues detyre/zëvendësues/Gazeta Infokus/
Gjatë ditës pritet të ekzekutohen pagat në sektorin publik, emërohet u.d. i drejtorit të Thesarit
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...