Babait i bie të fikët në mes të emisionit kur takon vajzën pas 38 vitesh
Autori: Gazeta inFokus 08:19 | 21 June 2021
Maria Pia Malteze e cila kur ishte fëmijë quhej Afërdita ka rrëfyer fëmijërinë e saj që ka kaluar në jetimore tek rubrika “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare.
Pasi u braktis nga prindërit vetëm 8 muajsh ajo ka vuajtur në shtëpinë e fëmijës në Vlorë, nuk lahej kurrë, kishte morra dhe nuk ushqehej. Madje shpesh here ajo dhunohej nga edukatoret.Por, kur ishte në moshën 8 vjeç ajo u birësua nga një familje italiane dhe aty ndryshoi jeta e saj përfundimisht.
Maria: Mbaj mend gjithashtu në 1991 ndoshta, në ditën më të bukur për mua, Zoti deshi të më jepte një jetë të dytë. Në Tiranë erdhën dy italianë për të birësuar një fëmijë. Për herë të parë edukatoret më lanë, më bënë banjo. Këta dy italianët po na shikonin ne fëmijëve në rresht, nuk e di se çfarë më tërhoqi tek ata dhe shkova unë t’i përqafoja dhe jo ata mua. Babai im u shtang dhe i tha nënës time unë e dua këtë vogëlushe.
Nëna ime i tha që jo është e sëmurë, e ka gojën e shtrembër, këmbët e shtrembra dhe babai im i thotë o atë o asnjë. Më zgjodhën mua, isha shumë e lumtur më ndërruan rrobat, vesha rroba të reja.Maria tregoi se ishte shumë e mërzitur për fëmijët e tjera, madje ka bërë dhe një marrëzi. Një vajzë që e kishte shumë shoqe e ka futur në bagazhin e makinës së prindërve italianë për ta marrë me vete. Ajo filloi të qante sepse mungonte ajri në bagazh, kështu prindërit e kuptuan dhe e çuan sërish në jetimore.
Jeta e saj pas vajtjes në Itali ndryshoi rrënjësisht dhe shprehet se është gjallë falë prindërve të saj birësues dhe se do jepte dhe jetën për ta.
Moderatori Ardit Gjebrea i rrëfen historinë e prindërve të saj biologjikë dhe e përlot.Ajo u shpreh se mendonte që prindërit i kishte të vdekur dhe ishte fëmijë i vetëm dhe jo të kishte motra dhe vëlla tjetër. Kur u pyet nga Arditi nëse është gati t’i shohë dhe takojë, Maria ngurroi në fillim, u shpreh se kishte frikë, por më pas pranoi.
Maria u shpreh se vëllai dhe motra nuk kishin faj dhe pse ndjen shumë mllef. Gjebrea ia shpjegon se e kanë kërkuar gjithë jetën dhe nuk kanë hequr dorë kurrë nga ajo. 38-vjeçarja pranon që t’i takojë, babai vrapon për ta takuar dhe gjatë përqafimit atij i bie të fiktë nga emocionet, por më pas e merr veten.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...