Avokatura Shtetërore “e shfajëson” shtetin për vrasjen e Diana Kastratit
Autori: Gazeta inFokus 23:21 | 14 February 2023
Avokatura Shtetërore thotë se Republika e Kosovës nuk ka qenë drejtpërdrejt përgjegjëse për vrasjen e Diana Kastratit. Kjo sipas tyre është arsyeja pse janë ankuar dhe dëmshpërblimi për prindërit e Dianës është ulur nga 95 mijë euro, në 30 mijë. Babai i Diana Kastratit shpreh mllefin dhe kërkon llogari edhe nga Avokatura Shtetërore edhe nga Gjykata e Apelit që e ka marrë këtë vendim.
Avokatura Shtetërore po konsideron se vrasja e Diana Kastratit nga ish bashkëshorti nuk është barrë e drejtpërdrejt e Republikës së Kosovës, andaj edhe janë bërë faktor që dëmshpërblimi për prindërit e Dianës të pësojë ulje.
Diana Katrati është vetëm një nga dhjetëra gratë në Kosovë, jeta e të cilave mori fund nga ish bashkëshortët e tyre.
Dhimbja e parë për prindërit e Dianës ishte vrasja e saj, e dyta ikja e dorasit, por së fundmi diçka e ka goditur përsëri këtë familje.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dikur kishte dëshmuar se Diana Kastrati ishte vrarë në dorë të shtetit, për çka fajtor për vrasjen e saj ishin konsideruar institucionet që nuk kishin siguruar mbrojtjen për të.
Ky fakt kishte bërë që Gjykata e Prizrenit të caktojë dëmshpërblim prej 95 mijë eurosh për Gëzim e Makfire Kastratin.
Por, befas në pritje të këtij dëmshpërblimi, Gjykata e Apelit del me një tjetër vendim.
Dëmshpërblimi prej 95 mijë eurove do të zbritet në 30 mijë euro si pasojë e ankesës së ushtruar nga Avokatura Shtetërore.
Në një përgjigje për RTV Dukagjinin, ky mekanizëm shtetërorë që funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, thotë se përgjegjësia ka qenë mbi gjykatën e atëhershme komunale në Prishtinë.
“Avokatura Shtetërore ka ushtruar Ankesë kundër këtij Aktgjykimi, me datë 17.09.2019, duke konsideruar se në bazë të gjitha provave të cilat gjenden në shkresat e lëndës dhe legjislacionit në fuqi, dëmi i pretenduar i paditësve nuk është shkaktuar nga Republika e Kosovës (Qeveria), por nga mosveprimi i Gjykatës Komunale në Prishtinë, provë e cila vërtetohet edhe nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me nr. Ref.AGJ361/13, i datës 26.02.2013”, thuhet në përgjigje.
Justifikimin e gjejnë edhe në një pikë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Në pikën 61 të Aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese ndër të tjera thuhet, citojmë: “në këtë kuptim Gjykata vëren se dokumentacioni i deponuar në Gjykatë, mund të konstatohet që autoriteti përgjegjës, në këtë rast Gjykata Komunale në Prishtinë, është dashur të dijë për rrezikun real që ka ekzistuar me rastin e dorëzimit të kërkesës për lëshim të urdhrit për mbrojtje emergjente…”, vijon përgjigja.
E kjo ankesë e avokaturës së shtetit për ulje të dëmshpërblimit i është dukur e pa arsyeshme babait të Dianës, Gëzim Kastratit.
Por mllefin kryesor Kastrati e ka me Gjykatën e Apelit.
Përveç zbritjes së dëmshpërblimit Kastrati thotë se kjo gjykatë ka shtrembëruar padinë, nga dëmshpërblim për mosveprim të shtetit, në solidarizim me familjen për humbjen e vajzës.
Gëzim Kastrati të padrejtë nga Gjykata e Apelit po e sheh se këtë vendim e ka kuptuar përmes mediave pa u dërguar shkresa palëve, por as për këtë çështje e as rreth arsyetimit të vendimit Gjykata e Apelit nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e televizionit./RTV Dukagjini/
Të tjera
-
Miratimi i Rezolutës për gjenocidin në Srebenicë, Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Aleksandar Vuçiq pas seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashk...
-
Kurti: Orientimi e vlerat tona janë forcuar kah BE-ja, NATO-ja e luftimi i korrupsionit
Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministri i Republikës së Kosovë...
-
Mediat e kontrolluara nga Vuçiqi hedhin vrer ndaj vendeve që votuan pro rezolutës për Srebrenicën
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën për gjenoci...
-
Shefi BE-së, i EULEX-it, e disa ambasadorë të BE-së vizituan fabrikën e mobileve “Graniti”
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, së bashku me shefin e EULEX-it, ...
-
Djalit të heroit Afrim Bunjaku i mundësohet punësimi në ndërmarrjen lokale të Vushtrrisë
Jetlum Bunjaku, djali i heroit të Kosovës Afrim Bunjaku, është punësuar në Nd...
-
Thérén dy persona në Mitrovicë, dyshohet se ngjarja ndodhi në “Minatori”
Dy persona janë therur me thikë sonte rreth orës 21:30 në Mitrovicë. Lajmi...
-
Kurti për Rezolutën e Srebrenicës: Për paqe në Ballkan, duhet vërtetuar përgjegjësia e Serbisë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka përgëzuar miratimin e Rezolutës së O...
-
Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini
Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, i është përgjigjur kryetarit ...
-
Krasniqi: Mënyra e shkuarjes në zgjedhje të reja nuk ndikon në rezultatin zgjedhor
Sipas kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, mënyra e shkuarjes në zgjedhje të ...
-
Hovenier: Po kërkojmë nga Kosova veç ta dërgojë në Kushtetuese draftin për Asociacionin – do ta respektojmë vendimin
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për çështjen e anë...
-
Kuvendi nesër me tjetër seancë me vetëm një pikë të rendit të ditës
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën e radhës plenare duke filluar nga...
-
Tërmet në Turqi
Turqia është goditur sot nga një tërmet. Raportohet se fuqia e dridhjes is...