Avokatit të Popullit i kërkohet ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për Specialen
Autori: Gazeta inFokus
16:16 | 25 September 2026
Disa përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, komunitetit akademik si dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, i janë drejtuar me një kërkesë Avokatit të Popullit Naim Qelaj, që ta referojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Në kërkesë thuhet se duhet të sqarohen nëse mandati i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë është zgjeruar përtej kufijve të autorizimit të dhënë nga neni 162 i Kushtetutës së Kosovës.
Në kërkesë thuhet se neni 162, paragrafi 1, i Kushtetutës lejon themelimin e Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar me qëllim që Republika e Kosovës t’i përmbushë obligimet e saj ndërkombëtare lidhur me Raportin me numër 12462 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të datës 7 janar 2011(i hartuar nga raportuesi Dick Marty).
Ndërkohë që Ligji thuhet se përcakton po ashtu që këto institucione janë themeluar për procedura lidhur me pretendimet për krime të rënda ndërkufitare dhe ndërkombëtare, të cilat lidhen me pretendimet e raportit dhe kanë qenë objekt i hetimeve nga Task Forca Hetimore Speciale.
Nga kjo thuhet se rezulton që Kushtetuta nuk ka dhënë autorizim të pakufizuar për krijimin e një juridiksioni të përgjithshëm penal.
“Ajo ka lejuar një mekanizëm të specializuar, brenda sistemit të drejtësisë së Kosovës, për një qëllim të caktuar kushtetues dhe me lidhje të përcaktuar me pretendimet që çuan në themelimin e tij”, thuhet në kërkesë.
Në kërkesë thuhet se përmbledhja e aktgjykimit në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit e ka bërë më të dukshme mënyrën se si janë interpretuar dhe zbatuar këto dispozita.
Përmbledhja thuhet se përfshin vlerësime të gjera mbi historinë, organizimin, udhëheqjen dhe strukturat politike e ushtarake të UÇK-së, komunikatat publike, emërimet, shërbimet e inteligjencës, policinë ushtarake, zonat operative, si dhe objektivat e sigurimit të pavarësisë së Kosovës dhe vendosjes së kontrollit politik dhe institucional.
“Trupi gjykues ka deklaruar se çështja nuk kishte të bënte me legjitimitetin e UÇK-së apo me qëllimin e saj për një Kosovë të pavarur. Ky sqarim është i rëndësishëm. Megjithatë, shtrirja e analizës ngre pyetjen nëse lidhja me pretendimet konkrete të Raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka funksionuar si kufizim real dhe efektiv i juridiksionit, apo si pikënisje për ushtrimin e një juridiksioni shumë më të gjerë mbi organizimin dhe veprimtarinë e UÇK-së gjatë dhe pas luftës”, thuhet në kërkesë.
Në kërkesë thuhet se nëse shprehja “të cilat ndërlidhen me Raportin e Asamblesë së Këshillit të Evropës” interpretohet aq gjerësisht sa të përfshijë çdo krim të pretenduar, person, strukturë, politikë apo zhvillim që ka lidhje të përgjithshme historike me UÇK-në, kufizimi i nenit 6 rrezikon të humbasë efektin e vet juridik.
Kjo thuhet se kërkon sqarim nëse mandati është zgjeruar përtej kufijve të autorizimit të dhënë nga neni 162 i Kushtetutës.
“Në këtë drejtim, kërkojmë të sqarohet nëse: • lidhja me Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës përbën kusht material dhe të detyrueshëm për ushtrimin e juridiksionit në secilin rast; • kjo lidhje duhet të dëshmohet në raport me krimet konkrete, personat e akuzuar dhe qëllimin e pretenduar kriminal, dhe jo vetëm përmes një lidhjeje të përgjithshme historike ose organizative me UÇK-në; • neni 6, paragrafi 1, i lexuar së bashku me nenet 1, 7, 8, 9 dhe 12 të Ligjit, ofron kufizim mjaftueshëm të qartë, objektiv dhe të parashikueshëm të juridiksionit; dhe • një shtrirje e tillë, nëse konstatohet, është në përputhje me nenet 7, 16, 31, 33, 55, 102, 103 dhe 162 të Kushtetutës”, thuhet në kërkesë.
Kjo kërkesë thuhet se është paraqitur me respekt të plotë për pavarësinë e gjyqësorit, dinjitetin dhe të drejtat e viktimave, të drejtën e secilit person për proces të rregullt gjyqësor dhe mjete juridike efektive, si dhe parimin se pretendimet e besueshme për krime lufte duhet të hetohen dhe gjykohen në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe profesionale.
Tutje thuhet se kërkesa nuk synon shqyrtimin e provave kundër personave të akuzuar, zëvendësimin e procedurës së ankimit apo përcaktimin e fajësisë ose pafajësisë individuale.
“Ajo ka të bëjë me kufijtë kushtetues të legjislacionit përmes të cilit janë themeluar dhe funksionojnë Dhomat e Specializuara, si dhe me përputhshmërinë e juridiksionit dhe të formave të përgjegjësisë penale të parashikuara prej tij me Amendamentin nr. 24, të drejtat dhe liritë themelore dhe parimet kushtetuese të ligjshmërisë, sigurisë juridike, proporcionalitetit dhe përgjegjësisë penale individuale”, thuhet në kërkesë.
Kërkesa në emër të nënshkruesve është dërguar nga Ramadan Ilazi, udhëheqës i hulumtimeve nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.
(Emrat e nënshkruesve të renditur sipas alfabetit)
1. Prof. Dr. Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës
2. Abit Hoxha, profesor asistent në Institutin për Studime Nordike dhe të Medias, Universiteti i Agderit, Norvegji
3. Agon Maliqi, aktivist i shoqërisë civile
4. Dr. Armend Bekaj, hulumtues në Departamentin për Hulumtime të Paqes dhe Konfliktit, Universiteti i Uppsalës, Suedi
5. Dr. Artan Mustafa, Universiteti i Prishtinës
6. Bajram Geci, hulumtues doktorature
7. Dr. Butrint Berisha, hulumtues
8. Dr. Fisnik Korenica, profesor i asociuar i së drejtës në Universitetin e Prishtinës
9. Fisnik Rexhepi, aktivist i shoqërisë civile
10. Ideal Zhaveli, drejtor ekzekutiv i ACTIVISM ROOTS
11. Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI)
12. Jeta Loshaj, aktiviste e shoqërisë civile
13. Laura Kryeziu, Këshilli për Lidership dhe Zhvillim (LGC)
14. Leonora Kryeziu, drejtore ekzekutive e Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS)
15. Dr. Liridon Lika, ligjërues dhe hulumtues në Qendrën për Studime të Marrëdhënieve
Ndërkombëtare, Departamenti i Shkencave Politike, Universiteti i Liezhit, Belgjikë
16. Dr. Lulzim Peci, drejtor ekzekutiv i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të
Politikave (KIPRED)
17. Naim Rashiti, drejtor i Grupit për Hulumtim të Politikave Ballkanike (BPRG)
18. Dr. Nevenka Tromp, ligjëruese e Studimeve Evropiane në Universitetin e Amsterdamit
19. Dr. Ramadan Ilazi, udhëheqës i hulumtimeve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë
(QKSS)
20. Dr. Robert Muharremi, profesor asistent në RIT Kosovo
21. Senad Sabovic, aktivist i shoqërisë civile
22. Shenoll Muharremi, aktivist i shoqërisë civile
23. Shpëtim Selmani, poet
24. Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe mëngjesit, ...
-
Kurti i publikon pamjet kur me gruan e tij takojnë çiftin presidencial francez para darkës në Elysee
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me bashkëshorten e tij Ritën, ...
-
Haziri: LDK-ja e ka humbur pragmatizmin, kemi marrë shuplakë elektorale
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se...
-
Elshani viziton njësitë kufitare, në fokus siguria dhe sfidat në terren
Drejtori i Departamentit për Kufi në Policinë e Kosovës, nënkolonel Veton Els...
-
Zemaj: Për dallim nga politika e jashtme, drejtësia, shëndetësia dhe zhvillimi ekonomik nuk mbulohen me propagandë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar qeveris...
-
Çitaku: Financimi për Apel është siguruar, kërkesa e mbrojtjes ka qenë 150 mijë euro në muaj për çlirimtarët tanë
Ushtruesja e Detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur për rasti...
-
Kosova i bashkohet Deklaratës Politike për mbrojtjen e fëmijëve, në Samitin e Parisit
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se Republika e Kosovës i është bash...
-
Konsullata e Kosovës në New York mbyllet të mërkurën, njofton qytetarët për rastet emergjente
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York do të jetë e mb...
-
3,500 zogj brojlerë, therje hallall dhe mish i freskët- njihuni me fermerin nga Drenasi
Në fshatin Krajkovë të Drenasit, fermeri Xhemajl Bytyqi ka ndërtuar një vepri...
-
VV-ja kërkon nga Prokuroria hetimin e Ramës për mbi 2 milionë eurot e shpenzuara jashtë destinimit
Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka reaguar pas gjetjeve të Zyrës K...
-
Hegseth përmend Kosovën, teksa mbrohet pas nismës për shkarkimin e tij
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, përmendi ndërhyrjen ushtarake n...
-
Bogujevci: Projekti kryesor i Teatrit të Operës dhe Baletit, drejt finalizimit
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit në Kosovë, Saranda Bogujevci, ka bërë të di...


































