Lajme

Avokati i Thaçit citon Clarkun: Serbët që kanë bërë krime mund të largohen nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 04 April 2023

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe ka cituar ish-gjeneralin amerikan, Wesley Clark, i cili kishte theksuar se shumë serbë kanë mundur të marrin pjesë në krime, e disa prej tyre do të largoheshin, e disa do të ishin cak i drejtësisë ndërkombëtare.

Clark kishte thënë se UÇK kishte bërë thirrje për një shoqëri multietnike dhe siç kishte cituar ish-gjenerali amerikan, e kishin besuar atë.

“Ne ende nuk e dijmë sa shumë popullata serbe ka qenë e përfshirë në krime. Shumë prej tyre kanë mundur të marrin pjesë në krime. Disa do të largohen. Disa mund të jenë cak i drejtësisë ndërkombëtare. UÇK-ja ka bërë thirrje për një shoqëri multietnike. Ne e besojmë këtë!”, kishte thënë Clark, shkruan Reporteri.net.

-Advertisement-

Gjatë seancës gjyqësore, avokati Gregory Kehoe ka theksuar se ish-presidenti Thaçi nuk ka pas kontroll mbi UÇK-në.

Ai ka rikujtuar se në Rambuje, ndonëse ishin krejt anëtarët e Shtabit të UÇK-së, Thaçi nuk kishte mundur të marrë vendim për nënshkrimin e marrëveshjes.

“Hashim Thaci nuk ka mundur të nënshkruaj marrëveshjen e Rambujesë pa pëlqimin e komandantëve rajonal. Ai ka udhëtuar në Slloveni për të marrë pëlqimin e Adem Demaçit, i cili refuzonte marrëveshjen e Rambujesë. Madje edhe vet ish-sekretarja amerikane, Medeline Albright e kishte telefonuar Demaçin për ta bindur”, ka thënë avokati amerikan.

NDIQENI LIVE

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera