Sport

Avokati i Ronaldos: Dokumentet kundër tij janë të manipuluara

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 11 October 2018

Vazhdon të përhapet skandali i Cristiano Ronaldos për përdhunim.

Nis mbrojtja e Cristiano Ronaldos kundër akuzave për përdhunim seksual ndaj Kathryn Mayorga.

Avokati i portugezit, Peter Christiansen, ka dhënë një deklaratë për shtyp, në të cilën u përgjigjet me vendosmëri lajmeve të javëve të fundit, ku, sipas tij, futbollisti i Juventusit është sulmuar padrejtësisht.

-Advertisement-

“Kjo fushatë denigrimi e qëllimshme është e bazuar në dokumente elektronike të cilat janë vjedhur dhe janë manipuluar”, ka thënë ai. “Nga viti 2015 e deri më sot, shumë studio ligjore në Evropë janë sulmuar nga një haker, i cili është munduar të shesë informacione të rëndësishme, që më pas u është ndryshuar përmbajtja nga persona të papërgjegjshëm”.

Sipas po kësaj deklarate, pozicioni i Cristiano Ronaldos është i njëjtë e njëkohësisht e vetmja e vërtetë.

Ngjarja, e cila ka ndodhur në vitin 2009, në Las Vegas, ka qenë një raport konsensual. Christiansen ka sqaruar më tej se është e vërtetë që klienti i tij ka paguar Mayorgan, duke ndjekur këshillën e avokatëve për t’u dhënë fund akuzave të bëra kundër tij, por kjo nuk do të thotë se ai ka pranuar që është fajtor.

Gjithsesi, kjo situatë sa vjen e po bëhet më e rëndë, pasi po dëmton imazhin e Ronaldos.

Tri femra të tjera, pretendojnë se i ka ndodhur e njëjta gjë në të kaluarën nga portugezi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera