Lajme

Avokati i familjes Dehari kërkon që të jetë prezent gjatë intervistimit të Haki Abazit nga prokuroria

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 20 February 2023

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, nëse do të intervistohet nga Prokuroria Speciale pas deklarimeve të tij në lidhje me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, shkruan Gazeta Infokus.

Në lidhje me këtë avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka kërkuar që ai të jetë prezent gjatë marrjes në pyetje deputetin Abazi.

“Në cilësinë e përfaqësuesit juridik të familjes Dehari sot me shkrim kam kërkuar që të marr pjesë gjatë marrjes në pyetje të tijë në Prokurori. A do të na thërras Prokuroria apo jo e marrim vesh nesër”, ka shkruar Gashi në Facebook.

-Advertisement-

Kujtojmë se deputeti Haki Abazi ditë më parë tha se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari.

Ai gjatë gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria duhet të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun si dhe Dejona Mihalin, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajrami.

“IML-ja është në monitorim me kamera 24 orë. Dhe thash që prokuroria duhet të marr në pyetje Albin Kurtin, Dejona Mihalin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balaj dhe Flutura Gogaj Bajrami. Rasti i Deharit është shumë i rëndë për tu mbajtur mbi supet e qytetarëve që kërkojnë drejtësi. Dhe platforma e LVV-së ka qenë që drejtësia duhet të dal në dritë”, kishte deklaruar Abazi.

Ndryshe intervistimin e tij, Abazi e ka konfirmuar edhe vetë, ku tha se intervista është caktuar në ora 11:00.

“Nesër në ora 10:00, është caktuar intervista”, ka thënë shkurt Abazi./Gazeta Infokus/

Haki Abazi do të intervistohet nesër nga Prokuroria Speciale e Kosovës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera