Avokati Guy-Smith: Shpresoj se Haradinaj do të lirohet nesër

Autori: Gazeta inFokus
20:26 | 26 April 2017
Plot tre muaj e tri javë i ndaluar në Francë. Edhe kësaj herë bazuar në fletarrestim të Serbisë. Shpallja dy herë i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës sikur nuk mjafton, e kjo gjë duket tërësisht e pakuptueshme, për më tepër absurde për Gregor Guy-Smith, avokat mbrojtës në Hagë, i cili që në të dyja gjykimet e gjeneralit Haradinaj ishte përballë pretendimeve të Serbisë ndaj Haradinajt e të cilat, që të gjitha u hodhën poshtë.
“Nuk e di për çfarë faktesh të reja është fjala. Nuk i kam parë edhe akuzat e sakta në fletëarrestim. Nuk ka pasur ndonjë luftë të re, është fjala për të njejtën luftë, për të cilën Haradinaj është gjykuar në Hagë, dhe nëse është kështu puna, çdokush do të mendonte se çfardo faktesh të paraqitura në atë kohë, do të ishin në dispozicion dhe shqyrtim të prokurorisë në Gjykatën e Hagës. Të jem i sinqertë, unë e kam të vështirë ta mendoj se çka mund të jetë kjo, thjesht nuk e kam të qartë pse bëhet ky pretendim”, tha Gregor Guy-Smith, për RTK.
E ajo që duhet të ndodhe nesër është që gjykata franceze të marrë një vendim që Ramush Haradinaj të jetë i lirë dhe të kthehet në shtepi – thotë Gregor Guy-Smith.
Sipas tij, do të ishte mjaft sfiduese për sundimin e ligjit nëse Gjykata franceze mendon se Ramush Haradinaj duhet të ekstradohet në Serbi, duke pasur parasysh raportet ekzistuese mes Serbisë dhe Kosovës.
“Patjetër shpresoj se ai do të lirohet nesër. Me sa e kuptoj unë rastin, ky do të ishte korrigjim i duhur në këtë kohe për këtë rast. Gjykata franceze besoj se ka pasur kohë më shumë se të mjaftueshme për ta shqyrtuar çfarëdo informate të dorezuar nga autoritetet serbe dhe të marrin vendim. Do të ishte mjaft sfiduese për sundimin e ligjit nëse Gjykata franceze mendon se Ramush Haradinaj duhet të ekstradohet në Serbi, duke pasur parasysh raportet ekzistuese mes Serbisë dhe Kosovës”, tha ai.
Gregor Guy-Smith, i cili ishte dëshmitarë në të dyja rastet kur Haradinaj u shpall i pafajshëm nga drejtësia ndërkombëtare, shpreh të njëjtin shqetësim sikurse në gjykimin e dytë të gjeneralit Haradinaj në Hagë.
“Shqetësimi im tani eshte i njejti me atë që kam pasur më heret kur rasti gjykohej për herë të dytë. Duket të ketë një plan ose dëshirë të gjykohen pareshtur disa anëtare të caktuar të UÇK-së për krime të lutës. Ata kurrë nuk do të deshirojnë të ndalen, do të provojnë e do të provojnë”, tha Gregor Guy-Smith.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Samiti i OSBE-së/ Nuk do të ketë takim Blinken-Lavrov
Me darkën joformale të ministrave të Jashtëm pjesëmarrës në Këshillin Ministr...
-
Edhe sot vazhdon Këshilli Ministror i OSBE-së në Shkup
Edhe sot do të vazhdojë Këshilli i 30-të Ministror të Organizatës për Siguri ...
-
Haxhiu: Albin Kurti një kryeministër supermashtrues
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka quajtur Albin K...
-
PSD do të mbajë sot konferencë lidhur me arrestimet
Partia Socialdemokrate sot do të mbajë konferencë për media. Në njoftimin ...
-
Ditë e rëndë, në 24 orët e fundit dy vrasje në Kosovë
E mërkura në Kosovë ishte ditë e rëndë, ku brenda 24 orëve ndodhën dy vrasje....
-
Blinken mirënjohës ndaj Osmanit që udhëhoqi takimin e këshillit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së
Sekretari i Shtetit në ShBA, Antony Blinken, është pritur në takim nga minist...
-
Mot sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot i vranët dhe ...
-
Kuvendi so do të debatojë për raportin e KE-së për Kosovën
Kuvendi i Kosovës sot mban debat parlamentar në lidhje me raportin e Komision...
-
Behgjet Pacolli: Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit
Një vrasje e rëndë ka ndodhur sonte në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave ...
-
Flasin nga policia për vrasjen tjetër në Prishtinë, 52 vjeaçin që u therr me thikë
Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në rrugën ‘Ali Vitia’, ku një pe...
-
Detaje nga tragjedia në Prishtinë: I riu që dyshohet se theri për vdekje vjehrrin e tij ende në arrati
Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur sonte kryeqytetin, ku i riu, Edon Buj...
-
Ky është i dyshuari për vrasjen në Prishtinë, dyshohet se theri për vdekje vjehrrin e tij
Pak më parë raportoi për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në rrugën ‘Ali Vi...