ATRC: Të kompensohen dëmet ekonomike dhe të mbrohen ata që kërkojnë ndihmë

Autori: Gazeta inFokus
12:19 | 12 September 2018
ATRC ka organizuar tryezën e ekspertëve me temën “Kompensimi i Dëmit Ekonomik dhe Joekonomik Ndaj Viktimave të Shkeljeve të të Drejtave të Njeriut”.
Kushtrim Kaloshi, drejtor ekzekutiv i ATRC-së, ka hapur diskutimin për kompensimin e dëmeve ekonomike dhe jo ekonomik ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut ku tha se kjo kampanjë është harruar me një mision që ta informojë publikun rreth të drejtave të tyre për ndihmë juridike dhe kompensim të dëmeve ekonomike dhe jo ekonomike
“Kampanja ka pasur një mision dhe e ka edhe tash ta informojë publikun për të drejtat e tyre në sistem të drejtësisë duke ju ofruar ndihmë juridike pa pagesë dhe disa raste që kanë pasur nevojë për trajtim që kanë pasur nevojë për shkak të kushteve për mos marrjen e një avokati ose shërbimi juridik. Kampanja ka filluar në 2013 duke u marrë me fushatë avokimi për të ndryshuar një nen, nenin 69 të ligjit Për Menaxhimin e Financave Publike dhe për të kompensuar dëmet ekonomike dhe jo vetëm”, tha Kaloshi.
Ai përmendi rastin e Diana Kastrait, rast ky, i cili e ka shtyrë ATRC-në të bëjë një avokim rreth kompensimit të këtyre dëmeve.
“E kemi edhe rastin e vrasjes së Diana Kastratit, e cila ka kërkuar ndihmë dhe Gjykata Kushtetuese na ka kthyer përgjigje se shteti ka dështuar në mbrojtjen e rastit të Dianës. Kjo na ka shtyrë që të bëjmë një avokim rreth kompensimit të dëmeve ekonomike dhe mosveprimit të organeve të drejtësisë dhe shkeljes së të drejtave të njeriut”, deklaroi Kaloshi.
“Ne e kemi përdorur një peticion me 13.000 nënshkrime dhe e kemi dërguar në Kuvend për ndryshimin e nenit 69 të ligjit Për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë dhe mbrojtjen e dëmeve ekonomike dhe jo ekonomike. Ky nen i ligjit ka ndryshuare në vitin 2016 dhe është plotësuar për kompensimin e dëmeve jo ekonomike. Kjo është mos njohje e ekzistimit të këtij neni dhe mos ekzistimit të një udhëzimi administrativ me informacione bazë”, deklaroi drejtori ekzekutiv i ATRC-së.
Gjithashtu Kaloshi tha se duhet të informohen viktimat për të kërkuar kompensimin dhe po ashtu të vetëdijesohen organet institucionale për dhënien e ndihmave juridike dhe mbrojtjen e qytetarëve që kanë nevojë.
Astrit Hoti, drejtor i departamentit ligjor në sekretariati ligjor të Këshillit Gjyqësor i Kosovës tha se ka filluar vetëdijesimi i qytetarëve për dërgimin e kërkesave për kompensimit të dëmeve dhe ka rritje të madhe të kërkesave nga viti në vit.
“Vitet e fundit ka filluar edhe vetëdijesimi i qytetarëve për paraqitjen e kërkesave për kompensimin e dëmeve ekonomike duke u rritur gradualisht ndër vite nga viti i parë me 14 persona që kanë dërguar kërkesa. Buxheti i është shumë i vogël dhe nuk besoj se do të na mjaftojë në bazë të numrit të kërkesave në bazë të udhëzimit administrativ të KGJK ne o kemi dy aktgjykime të plotfuqishme dhe kemi shumë lëndë të paraburgimit pa bazë sidoqoftë aktgjykimet që i nxjerr gjykata ne do t’i respektojmë”, tha Hoti.
Isuf Jahmurataj zyrtar ligjor në Ministrinë e Drejtësisë tha se pritet të rritet ende numri i kërkesave në Ministrinë e Drejtësisë, por tha se duhet të rritet buxheti i Kosovës që Ministria e Financave e ka caktuar për kompensimin e dëmeve ekonomike.
“Ajo që është me rëndësi se Ministria e Drejtësisë është se e ka hartuar dhe sponsorizuar ligjin por, kjo pa pasur sfidat e implementimit për shkak të mungesave financiare, ekziston një buxhet dhe besojmë se mjafton për tash por siç është duke shkuar në rritje numri i lëndëve mendojmë se duhet të rritet edhe buxheti. Deri tani janë trajtuar 15 kërkesa dhe pritet me ardh në bazë të bisedimeve që i kemi pasur me mbrojtës të viktimave”, u shpreh Jahmurataj.
Gëzim Kastrati, babai i Diana Kastratit, tha se institucionet kanë dështuar në mbrojtjen e vajzës së tij dhe shumë rasteve të tjera edhe pse ka pasur urdhër për mbrojtje emergjente.
“Ne jemi munduar ta zgjidhim çështjen e vajzës sime me bisedim në mes familjeve por nuk kemi mundur, andaj dhe kemi vazhduar me institucione por, edhe këtu ky institucion nuk ka arritur ta mbrojë vajzën time edhe pas marrjes së vendimit të për mbrojtje emergjente. Nëse ne mobilizohemi në hapin e parë në nuk do të flasim për financa por do të intervenonim dhe rastet si i vajzës sime do të zvogëloheshin”, tha Kastrati.

Të tjera
-
Deputeti i PDK-së: Kosova që tri vjet pa rezerva shtetërore – njëherë u blenë e nuk erdhën kurrë
Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së ka thënë se shteti i Kosovës ka ...
-
Presidentja Osmani takon kryeministrin belg në Tiranë: Belgjika mbështet integrimin euroatlantik të Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim...
-
Rama dhe Macron përurojnë shkollën prestigjioze franceze te Piramida
“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në...
-
Shpjegimi epik me një barcoletë i Burim Ejupit për 100 mijë punëtorë më pak në TRUST për 3 muaj: Krejt varet qysh…
Gazeta Infokus të mërkurën ka raportuar në lidhje me një rënie drastike në Tr...
-
BE e shqetësuar për operacionet e fundit në veri të Kosovës: Rrezik për përshkallëzim
Bashkimi Evropian ka reaguar me shqetësim lidhur me veprimet e fundit të ...
-
Aksionet në veri, BE reagon e ‘‘shqetësuar’’ – Thirrje Kurtit t’i shmang veprimet e njëanshme: Themeloni Asociacionin
Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar lidhur me aksionet e fundit që ...
-
Ambasadorët e QUINT kërkojnë të mbrohet liria e medias
Përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të Quint-it – Francës, Gjermanisë, Mbret...
-
Rohde për Haxhiun: Lojtari që dështon, duhet të ndërrohet
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, dha kontribut të madh të premten që ekipi i ...
-
“Dështimin e keqmenaxhimin po e paguajnë qytetarët”, Burim Ejupi tregon saktësisht pse u rrit çmimi i rrymës
Drejtori ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), Burim Ejupi...
-
Osmani në Tiranë, para liderëve evropianë: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës; ato e zbehin shpresën e të rinjve
Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin e saj në seancën përmbyllëse të ...
-
AGK e dënon gjuhën e Donika Gërvallës ndaj mediave
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar gjuhën e ashpër të deputetes ...
-
‘‘E bën që të jetë…’’, Meloni ‘zbulon’ arsye se pse Rama i ulet në gjunjë sa herë e sheh
Siç e ka bërë zakon, takimet e kryeministrit Rama dhe kryeministres italiane ...