Ekonomi

KDI: Tetë seanca, disa minuta punë, asnjë rezultat, e megjithatë… RROGAT JU DALIN NESËR!

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 29 April 2025

Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar përsëri sot pasi dështoi edhe për herë të tetë të konstituohet Kuvendi i Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Në reagimin e radhë KDI vë në pah se pavarësisht dështimeve për pak minuta pjesëmarrje e pa dhënë as edhe një rezultat, deputetët nesër përsëri do të marrin pagën.

“Tetë seanca,

-Advertisement-

disa minuta punë,

asnjë rezultat,

e megjithatë…

#VecNumra”, thuhet shkurt në reagimin e tyre.

Kujtojmë që sot ishte seanca e tetë për konstituimin e Kuvendit derisa për herë të gjashtë u votua e propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu që duket se do të hyjë në histori si deputetja që dështoi të votohej 6 herë.

KDI-ja i bën karikaturë liderët politikë: Tentimi 1,2,3,4…8 – Deri kur?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera