Murati për bllokimin e Kuvendit: Po ndikon edhe në dorëzimin me kohë të Kornizës së Shpenzimeve
Autori: Gazeta inFokus
13:08 | 29 April 2025
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas dështimit të tetë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ai ka paralajmëruar se kjo situatë po ndikon negativisht edhe në proceset tjera institucionale, përfshirë dorëzimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, shkruan Gazeta Infokus.
Në një postim në rrjete sociale, Murati ka theksuar se kjo kornizë, e cila është një dokument i rëndësishëm për planifikimin buxhetor të vendit, duhet t’i dorëzohet Kuvendit jo më larg se 30 prilli.
“Moskonstituimi i Kuvendit ka pasoja edhe në proceset tjera. Në mungesë të një Kuvendi funksional, Qeveria e ka të pamundur të dorëzojë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, e cila parashihet që t’i dorëzohet Kuvendit jo më larg se data 30 prill,” ka shkruar Murati, raporton Gazeta Infokus.
Ai ka përmendur edhe vonesat në funksionimin e Komisionit për Grante Komunale, për shkak të mungesës së një Kuvendi të konstituuar.
“Ngjashëm është puna edhe me Komisionin për Grante Komunale, ku ligji kërkon pjesëmarrjen e Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Buxhet. Në mungesë të Kuvendit funksional, nuk ka as Komision për Buxhet dhe s’ka kush të marrë pjesë në Komisionin e Granteve – kjo po e vonon edhe ndarjen e granteve komunale,” ka shtuar ai.
Murati u ka bërë thirrje partive opozitare që të tërhiqen nga bllokada dhe të kontribuojnë në konstituimin e Kuvendit sa më parë.
“Prandaj është e domosdoshme që partitë opozitare të heqin dorë nga bllokada dhe të ndihmojnë konstituimin e Kuvendit sa më parë,” ka përfunduar Murati./Gazeta Infokus

T� tjera
-
EKSKLUZIVE | Nëna, vëllai dhe fëmijët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, të shoqëruar nga njësia FIT – pritet arrestimi
Zhvillime të reja janë raportuar sonte lidhur me Albert Sylajn, të dyshuarin ...
-
Raportohet se i dyshuari për vrasjen e Arlindës është lokalizuar në zonën e Becit, mbrëmë është parë në Prishtinë
Informacione të reja kanë dalë në dritë lidhur me lëvizjet e mundshme të Albe...
-
Raportohet të jetë lokalizuar i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, kushti i tij i vetëdorëzimit: Vetëm 10 minuta të flas me familjen
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës,...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot kryesisht i vranët në pjesën më të madhe të vend...
-
Exit poll-et në Izrael: As Netanyahu, as opozita nuk sigurojnë shumicën
EXit poll-et e publikuara pas mbylljes së vendvotimeve në Izrael tregojnë se ...
-
Aksidentet rrugore në Shqipëri: 1508 persona të lënduar gjatë nëntë muajve të vitit 2026
Statistikat zyrtare për periudhën janar-shtator të vitit 2026 tregojnë një rr...
-
Familja Qeriqi njofton për riatdhesimin e Rinesës, ende s’dihet data e kthimit në Kosovë
Familja Qeriqi ka bërë të ditur se procedurat për riatdhesimin e Rinesës janë...
-
Krasniqi me thirrje pas vrasj*es së Arlinda Zekajt: Letra e saj të vendoset në çdo institucion, krahas fotografisë së Presidentes
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka r...
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë personi i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën pena...
-
Aksident në Gjakovë, pesë të lënduar – një grua dhe një fëmijë në gjendje të rëndë
Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në ...
-
Dy ditë nga vra*sja e Arlinda Zekajt, Albert Sylaj ende në arrati
Kanë kaluar 48 orë nga vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, por Al...
-
Qeveria nesër mban mbledhje, nuk dihet rendi i ditës
Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje të mërkurën. Sipas njof...































