Punësimi në Kosovë: Muharremi analizon mospërputhjet mes Trustit dhe ATK-së
Autori: Gazeta inFokus
10:43 | 16 May 2025
Analisti Shenoll Muharremi ka analizuar të dhënat e të punësuarve në Kosovë nga raportet e Trustit Pensional të Kosovës, që u publikuan nga Gazeta Infokus të mërkurën ku për 3 muaj pati një rënie prej mbi 100 mijë llogari aktive dhe statsitikat e Administratës Tatimore të Kosovës.
Muharremi ka thënë se nga mesataret e ATK dhe llogarive aktive tek Trusti, kemi mesatarisht 357,422 persona të raportuar si të punësuar aktiv në tremujorin e parë 2025, dhe se ASK nuk ka raportuar ende.
“Aktualisht, nga mesataret e ATK dhe llogarive aktive tek Trusti, kemi mesatarisht 357,422 persona të raportuar si të punësuar aktiv në tremujorin e parë 2025. Trusti ka raportuar 337,283 llogari aktive, ndersa ATK 377,562 pagesa. ASK nuk ka raportuar ende.”
Ai ka shtuar se nga të dhënat ATK dhe Trusti, kuptojmë që numri i personave të punësuar është më i vogël sesa i raportimeve të ASK dhe se kjo është bërë ndoshta për shkak të metodologjive por edhe punësimeve afatshkurtra.
“Këtu në grafikon i kemi të dhënat gjithëpërfshirëse rreth punësimit në Kosovë. Janë nga ASK, Trusti (Logaritë aktive) dhe nga ATK (primaret). Periudha është tremujori i parë nga vitet 2021 deri 2025. Nga të dhënat e ATK dhe Trusti, po kuptojmë që numri i personave të punësuar është më i vogël sesa i raportimeve të ASK. Kjo ndoshta për shkak të metodologjive. Gjithashtu Trusti periudhat tjera të vitit raporton më shumë llogari aktive, por kjo supozohet për shkak të punësimeve të paqëndrueshme afatshkurtëra që nuk vazhdojnë pasataj. Për atë arsye, shembulli është bërë nga tremujori i parë i viti i cili supozohet të jetë më reali dhe organik.”, ka shkruar Muharremi.

T� tjera
-
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në punimet e Sesionit të 38-t...
-
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në punimet e Sesionit të 38-t...
-
Melodia nacionaliste serbe në Bruksel, eurodeputeti belg ia përplas Marta Kos-it vrasjet dhe dëbimet e viteve 1998/99 në Kosovë
Eurodeputeti belg, Michel De Maegd, ka kritikuar ashpër interpretimin e një k...
-
Investitorët japonezë shqyrtojnë mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik me Kosovën
Zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike dhe krijimi i mundësive të reja për invest...
-
Rikthehet furnizimi me energji në Prishtinë
KEDS ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me energji në Prishtinë.Në njoft...
-
Haxhiu kërkon mbështetjen e Kroacisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar mbështetjen e Kr...
-
Raporti i Gallupit për 2025-tën: Kosova, ndër vendet më të sigurta në Evropë
Kosova është renditur ndër vendet më të sigurta në Evropë sipas Indeksit Glob...
-
Erërat e forta, Inspektorati i Punës kërkon masa të shtuara për sigurinë e punëtorëve
Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të n...
-
Rama: Ndryshim-ligji për Specialen nuk është i PDK’së, është për vlerat e luftës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka deklaruar s...
-
Limaj për rikthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale: Jam SHOKU
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar kërkesën për ri...
-
Rreth 2,500 konsumatorë të Prishtinës mbesin pa energji elektrike
KEDS ka njoftuar se si pasojë e një avarie në NS 110/20 kV Prishtina 6, rreth...
-
Rriten shqetësimet financiare në Zvicër, 38% e të punësuarve përballen me vështirësi ekonomike
Situata financiare e një pjese të konsiderueshme të punonjësve në Zvicër ësht...



































