Lajme

Astrit Zemaj mirëpritet nga ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith

Autori: Islam Morina 20:16 | 03 March 2022

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në NATO, Julianne Smith, ka mirëpritur ambasadorin Astrit Zemaj, njëherësh përfaqësues i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n.

Smith ka thënë se në takim me Zemajn, kanë diskutuar për mbështetjen e përbashkët për Ukrainën dhe përforcimin e marrëdhënieve të forta bilaterale SH.B.A – Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

“E lumtur të mirëpres ambasadorin, Astrit Zemaj, përfaqësues i republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO-n. U takuam për të diskutuar mbështetjen e përbashkët për Ukrainën dhe për të përforcuar marrëdhëniet e forta bilaterale mes SH.B.A-ve dhe Kosovës”, ka shkruar ambasadorja Julianne Smith./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera