Sport

Aston Villa sërish të interesuar për Milot Rashicën?

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 23 December 2020

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica dhe klubi anglez, Aston Villa, ishin afër një marrëveshje gjatë verës së kaluar, shkruan Gazeta inFokus.

Megjithatë, gjithçka ndryshoj dhe Rashica vazhdoj me Werderin edhe për një sezon.

Por, anglezët si duket sërish kanë nisur interesimin për transferimin e vushtrriasit.

-Advertisement-

“Milot Rashica i Werder Bremenit ishte nën shënjestrën e Aston Villës, mirëpo ndryshoi gjithçka te shuma e marrëveshjes”.

“Kosovari është i lënduar dhe vështirë se kthehet në muajin e ardhshëm, derisa një marrëveshje për transferim është e komplikuar”.

“Aston Villa do të rikthehet edhe një herë për të, andaj mbetet të shihet se ku do të qëndrojnë gjërat mes të trija palëve”, ka thënë gazetari i ‘The Athletic’, Greg Evans.

Rashica deri me tani ka shënuar 24 gola me Werder Bremenin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera