Lajme

Asnjë rast me COVID-19 për një ditë, reagon Kurti

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 29 May 2022

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundti nuk është shënuar asnjë rast i ri me koronavirus në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

E për këtë lajm të mirë ka reaguar kryeministri I Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se para një viti qeveria ka nënshkruar kontratë për sigurimin e vaksinave.

“Si sot para një viti Qeveria e nënshkroi kontratën për sigurimin e vaksinave. Për vetëm dy muaj, negociuam dhe lidhëm kontratë drejtpërsëdrejti me prodhuesin Pfizer, kontraktuam vaksina të
miratuara edhe nga rregullatori evropian, edhe ai amerikan. Ky furnizim dhe donacionet nga shtetet mike, ndërtuan bazën për një proces shembullor të vaksinimit”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

I pari i ekzekutivit ka thënë se rezultatet e vaksinimit janë të dukshme duke shtuar se sipas statistikave kemi shkalle më të lartë të të vaksinuarve dhe shkallën më të ulët të humbjeve të
jetës në gjithë rajonin.

Me gjithë këtë rezultat Kurti ka bërë thirrje për të vazhduar vaksinimin.

“Mirëpo, për të vazhduar mbajtjen e kësaj situate, duhet edhe ne të vazhdojmë të vaksinohemi, edhe me dy dozat e para, edhe me dozën përforcuese tre muaj më vonë. Vaksinimi sa më i gjerë, mbetet arma jonë më e fortë për të mbrojtur vetveten dhe njëri-tjetrin”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera