Zgjedhjet 2021

Asllanaj : Rinia, e ardhmja jone e ndritur

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 07 February 2021

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Sali Asllanaj, ka vazhduar edhe sot takimet me strukturat e nëndegëve te fshatrave në Komunën e Suharekës.

Para pak çastesh, Asllanaj ka takuar të rinjtë e fshatit Mushtisht me ç’rast u premtoi atyre përkushtimin maksimal në Kuvendin e Kosovës, për këta të rinj që janë e ardhmja jonë, tha ish kryetari i Komunës së Suharekës Asllanaj.

“Programi qeverisës i LDK-së është adekuat për këta të rinj në zhvillimin e tyre profesional, për shumë vende të reja të punës, në menyrë që potenciali i këtyre të rinjve, te shfrytëzohet për shtetin tonë, sepse vetëm kështu e bëjmë shtetin SHTET, të zhvilluar në të gjitha sferat” përfundoi Asllanaj që në këto zgjedhje në listën e kandidatëve për deputetë mban numrin 41.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera