Asllanaj : Bizneset e Suharkës storje suksesi për të gjithë vendin gjersa e ardhmja është në duart e rinisë
Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 12 February 2021
Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, kandidati i LDK-së për deputet nga Komuna e Suharekës, Sali Asllanaj, ka zhvilluar disa takime. Gjatë takimit me bizneset e kësaj komune, Asllanaj ka përgëzuar sipërmarrësit suharekas për përkushtimin dhe sukseset e tyre.
“Bizneset e komunës sonë kanë treguar rezultate shumë të mira. Ju të nderuar sipërmarrës me suksesin tuaj keni arritur të keni shtrirje jo vetëm brenda Kosovës por keni tejkaluar edhe kufijtë e vendit tonë, dhe kjo na bën krenar jo vetëm mua por të gjithë qytetarët tanë. Do t’iu inkurajoja që të vazhdoni këtë rrugë, unë do të jem zëri dhe krahu juaj në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Asllanaj.
Kandidati i LDK-së për deputet nga Suhareka sot po ashtu vizitoi edhe QKMF-në në këtë komune, me ç’rast takoi edhe punonjësit e këtij institucioni, me të cilët bisedoi lidhur me problemet e tyre sidomos gjatë përballjes me pandeminë.
“Kjo periudhë në të cilën po kalojmë është e vështirë për të gjithë ne, sidomos për juve që u ballafaquat drejtpërsëdrejti me pandemineÌ„ COVID19. Nuk e kishit aspak të lehtë, lufta juaj ishte e vështirë dhe me të drejtë ju cilësoheni si heronjtë e vertetë. Pos pandemisë ju kishit edhe telashe të tjera që lidhen me kushtet e punës. Me qeverisjen e LDK-së, gjërat filluan të ndryshojnë por ka ende vend për përmirësime, dhe kjo do të ndodhë nëse ju ia jepni sërish besimin LDK-së”, ka thënë Asllanaj.
Ish kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore takoi edhe të rinjtë e kësaj komune. Ai kërkoi nga rinia e Suharekës që të dielën të dalin masivisht në zgjedhje dhe të angazhohen për një fitore bindëse të LDK-së.
Sali Asllanaj, ne listën zgjedhore të LDK-së mban numrin 41.
Të tjera
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...
-
Armend Zemaj: Kosova në terr, Qeveria vazhdon mashtrimin
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverin...
-
Gjendja në pikat kufitare, kolona të gjata te Dheu i Bardhë dhe në Jarinjë
Kolona të gjata dhe deri në dy orë po presin në vendkalimin kufitar te Dheu i...
-
Albin Kurti mban konferencë për media
Zyra për Media e kryeministrisë ka njoftuar se sot në orën 17:30, kryeministr...
-
Oficerë të FSK-së trajnohen në SHBA për menaxhimin e mbrojtjes
Tre oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agron Durmishi, Shpëtim D...
-
Bedri Hamza: Ne ofrojmë vizion për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës e kanë mbajtur një konventë për pr...