ASK: Nga vendet e CEFTA-s, Kosova në shtator më së shumti ka importuar nga Serbia
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/10/Buletini-Ekonomik-eksport-import-696x392-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
13:28 | 22 October 2022
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin shtator 2022.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 6.5% në muajin shtator 2022, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 401.1 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 376.5 milionë euro në vitin 2021.
Eksporti mbulon importin me 16.1%.
Eksporti i mallrave në muajin shtator 2022 kishte vlerën 77.0 milionë euro, ndërsa importi 478.1 milionë euro, që është një rritje prej 1.9% për eksport dhe 5.8% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 23.6% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 16.4% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 15.9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8.3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 8.2% e përbëjnë produktet minerale; 5.6% e përbëjnë produktet bimore, etj.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 17.5% e përbëjnë produktet minerale; 12.2% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.0% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11.2% e përbëjnë makineritë dhe pajisjet mekanike e elektrike; 6.6% e përbëjnë mjetet e transportit; 6.5% plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 6.3% e përbëjnë produktet e industrisë kimike, etj.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 28.9 milionë euro, ose rreth 37.6% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 31.3%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (12.7%), Italia (5.8%), Holanda (3.9%), Sllovenia (3.3), etj.
Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 193.6 milionë euro, ose 40.5% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 12.6%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (10.1%), Greqia (6.6%), Italia (4.5%), Sllovenia (3.1%), etj.
Në muajin shtator 2022, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 28.1 milionë euro, ose 36.6% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 12.1%.
Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Maqedonia e Veriut (11.9%), Shqipëria (11.5%), Serbia (7.7%) dhe Mali i Zi (4.1%).
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin shtator 2022, arritën në 85.1 milionë euro, ose 17.8% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 0.8%.
Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (7.0%), Maqedonia e Veriut (4.6%), dhe Shqipëria (4.0%).
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 19.8 milionë euro, ose 25.8%.
Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (10.3%), dhe Zvicra (8.6%).
Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 199.3 milionë euro, ose 41.7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (15.9%) dhe Kina (10.1%).
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/01/comodita-gjermani-frankfurt-181.jpeg)
Të tjera
-
Të afërmit e personave me probleme mendore do të mund të paguhen për kujdesin
Të afërmit që kujdesen për anëtarët e familjes me sëmundje mendore duhet të j...
-
Rojet bregdetare greke hedhin emigrantët nga anija drejt vdekjes! Veprimi i frikshëm që bënin: Shponin gomonet
Rojet bregdetare greke kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra emigrantëve në Mesdh...
-
Për 24 orë policia shqipton mbi 600 gjoba në trafik
Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi mbi 648 gjoba trafiku vetëm në 24 orët e f...
-
MSH-ja anuloi listën e çmimeve të barnave pasi u vërejtën probleme, opozita e akuzon për keqpërdorime
Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për anulimin e listës së çmimeve të ...
-
Konjufca për ndarjen nga jeta të Tahirsylës: Ishte një emër i shquar i meteorologjisë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u ka shprehur ngushëllime fami...
-
Rashiq: Jam i gatshëm të përfshihem në hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq është i gatshëm të përfshihet...
-
Ende pa njohje nga Kenia, Presidentja Osmani takon për të treten herë Presidentin Ruto
Kenia ka njohur vitin e kaluar pasaportën e Kosovës, ndërsa është diskutuar e...
-
Një grua goditet nga vetura në Zubin Potok
Një burrë duke drejtuar makinën e tij ka goditur një këmbësore në Zupqe të Zu...
-
Vd*es personi që ishte goditur nga një veturë para 5 ditësh në Gjakovë
Një person që ishte goditur nga vetura në Gjakovë më 12 qershor, ka vdekur dj...
-
I nxehti afrikan këtë javë ‘përvëlon’ Shqipërinë, temperaturat pritet të shkojnë deri në 43 gradë
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në Shqipëri ka paraqutur tabelën me temperatu...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Llapushnik të Drenasit
Një person është gjetur pa shenja jete në Llapushnik të Drenasit. Vdekjen ...
-
Një tërmet i fortë godet Gjeorgjinë
Tërmeti me magnitudë 4.5 sipas shkallës Rihter goditi Gjeorgjinë të dielën në...