Sport

Arteta i del në mbrojte Xhakës pas incidentit

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 15 December 2020

Futbollisti i shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka u përjashtua me karton të kuq fundjavën e kaluar në ndeshjen që ‘Topçinjtë’ ishin nikoqirët e Burnleyt, shkruan Gazeta inFokus.

Xhaka e kapi për fyti futbollistin kundërshtar, Ashley Westhood, duke u detyruar kështu të largohet nga fusha pas vendimit të gjyqtarit.

-Advertisement-

E pas këtij veprimi aspak të hijshëm në krahë të 28 vjeçarit i ka dalë trajneri, Mikel Arteta, i cili e ka konsideruar të papranueshëm reagimin e futbollistit, por edhe ka thënë se Graniti është një futbollist profesionit dhe gjithmonë mundohet të bëj më të mirën e tij për klubin.

“Ai ka pasur dhe nuk është lojtari i vetëm që ka pasur momente shpërthimi. Ajo që mund të them për Granitin, është profesionalizmi i tij, përkushtimi për klubin dhe skuadrën është maksimal”.

“Si të gjithë ne, ai e di se ka pasur një moment kur e ka humbur vetëkontrollin. Unë e di arsyen, mirëpo ajo që nuk mund ta bëj është që të hedh poshtë gjithçka që ka bërë për shkak të një gabimi”.

“Të gjithë bëjmë gabime dhe unë jam këtu për t’i mbrojtur lojtarët e mi kur e shoh se e meritojnë dhe padyshim që Graniti është njëri prej tyre për mënyrën e qasjes në secilën seancë stërvitore, mënyra si përpiqet t’i bëjë gjërat ashtu si duhet gjatë gjithë kohës dhe për faktin se është shumë profesionist”, ka thënë Arteta.

Sipas mediave Xhaka do të largohet nga ‘Emirates Stadium’ në afatin kalimtar të janarit ose verën e ardhshme./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera