Kulturë

“Arrëthyesi”, shfaqja që të bën ta duash baletin

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 22 December 2019

Kurrë më parë Teatri Kombëtar nuk ka pasur më shumë njerëz të interesuar për të shikuar një shfaqje. Biletat ishin shitur në kohë rekord, pak orë pasi kanë dal në shitje. Numri i spekatorëve për të parë shfaqjen “Arrëthyesi” që u dha të shtunën në mbrëmje, ishte më i madh sesa numri i ulëseve në sallën e teatrit. Për këtë arsye organizatorët janë detyruar të shtojnë karriga shkallëve, kurse një pjesë e madhe qëndronin edhe në këmbë.

Të gjithë sytë mbanin tek perdja që mbante të padukshme pjesën magjike magjike të shfaqjes që ishte përgatitur për kohë të gjatë nga koreografët Behije Murtezi dhe Driton Saqipi.

Gjithcka ishte përgatitur me profesionalizëm nga qifti Behia dhe Dritoni që kishin bërë gati balerinët e vegjël të shkëlqejnë në skenën e Teatrit Kombëtar dhe për të shënuar kështu edhe dhjetë vjetorin e studios “Behia’s – Dance”.
Ajo që ka rënë në sy në këtë shfaqje të kombinuar me muzikën e P. Tchaikovsky dhe kostumet e Vala Gashi, ishte kureshtja për të parë fëmijët e vegjël tek përformomin me aq profesionalizëm në skenën e madhe të Teatrit Kombëtar.

-Advertisement-

Përformnca e balerinëve të vegjël, ka bërë që baleti të pëlqehet edhe nga ata që mbase kanë pasur shije tjetër nga ajo që servojnë skenat e tilla të baletit klasik.

Pos spektatorëve, në këtë shfaqje e cila u dhe premierë të shtunën në mbrëmje u panë prezent figura të larta jetës politike dhe publike që ia shtonin peshën kësaj ngjarje kulturore.
Me “Arrëthyesin” studio e baletit “Behia’s Dance”, përmbylli një vit të sukseshem duke paralaajmëruar muajve në vazhdim edhe befasi të tjera me balerinët e vegjël.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera