Lajme

Arrestohet vajza që theri me thikë 15-vjeçarin në sheshin e Obiliqit

Autori: Gazeta inFokus 09:00 | 31 May 2022

Një e mitur është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë, nën dyshimet se ka therë me thikë një 15-vjeçar dje në sheshin e Obiliqit.

Sipas policisë viktimës i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Rasti është hapur si “lëndim i lehtë trupor”.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë i policisë:

Obiliq 30.05.2022 – 11:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që pas ka sulmuar fizikisht me thikë të miturin, viktimën mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera