Lajme

Arrestohet shoferi pasi goditi këmbësoren në Prishtinë, viktima pëson lëndime të rënda

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 13 July 2026

Një aksident trafiku me pasoja të rënda ka ndodhur në Prishtinë, ku një këmbësore ka mbetur e lënduar rëndë pasi është goditur nga një automjet.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 12 korrik 2026, rreth orës 17:50. Dyshohet se shoferi, një mashkull kosovar, duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka goditur këmbësoren, e cila si pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Rasti po hetohet nga njësiti për hetimin e aksidenteve.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy