Lajme

Arrestohet prifti rus për predikim kundër luftës në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 08:26 | 07 March 2022

Në Rusi, grupet aktiviste po raportojnë se një prift që mbajti një predikim kundër luftës të dielën është arrestuar dhe do të përballet me një gjykatë më vonë sot.

Gazetari i BBC, Andrey Zakharov, raportoi se At Ioann Burdin u arrestua menjëherë pasi ai bëri një predikim në një kongregacion të vogël në fshatin Karabanovo.

Ai kishte predikuar kundër luftës, u kishte përshkruar vendasve granatimet dhe shkatërrimet e vazhdueshme në qytetet ukrainase, dhe gjithashtu kishte shpërndarë imazhe kundër luftës dhe një peticion në faqen e internetit të famullisë.

-Advertisement-

Policia e ka akuzuar atë për “diskreditim të përdorimit të Forcave të Armatosura” – një vepër penale e krijuar nga Duma e Shtetit të Rusisë javën e kaluar, përcjell Klankosova.tv

Që nga fillimi i luftës, ka pasur një shtypje brutale të aktiviteteve të protestës në Rusi, ku pavarësisht rreziqeve mijëra njerëz ende po dalin në rrugë në dhjetëra qytete për të protestuar.

Më shumë se 13 mijë njerëz janë arrestuar deri më tani, duke përfshirë mbi 4 mijë e 600 të dielën, thonë gjurmuesit lokalë të OJQ-ve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera