Lajme

Arrestohet një serb në Mitrovicë, sulmoi një person zyrtar

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 03 August 2022

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën në Shalë të Bajgorës në Mitrovicë një person zyrtar është sulmuar nga një serb.

Policia nuk ka dhënë detaje se çfarë pozite kishte ky person zyrtar derisa kanë deklaruar se sulmi erdhi pas një mosmarrëveshjeje verbale.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar kishte tentuar që ta sulmonte. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera