Lajme

Arrestohet një person në Podujevë, po kërkohej për një vrạsje në tentativë

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 10 September 2024

Një person është arrestuar një person i kërkuar për një vrasje në tentativë në Podujevë, shkruan Gazeta Infokus.

Në njoftimin e lëshuar nga Policia e Kosovës thuhet se personit të dyshuar i janë sekuestruar dokumentet, një armë zjarri, një thike, sasi të narkotikëve dhe një motoçikletë.

“Ndaj personit të dyshuar është hapur rast për  veprat Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim te armës si dhe për posedim të paautorizuar të substancave psikotrope, apo analoge, ndërkohë që policia është në kërkim të një personi tjetër që ndërlidhet me veprat e sipërshënuara”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

Arrestohet një person i kërkuar për vrasje në tentativë

Dje nga zyrtarët policor të Podujevës , në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë, është   ndaluar një person, i cili kërkohej me urdhërarrest për një rast të vrasjes në tentativë.
Personit të dyshuar:
-L K, mashkull, 28 vjeç,  (i cili ka prezantuar dokumente të dikujt tjetër), policia i ka gjetë dhe sekuestruar:
-1 armë zjarri,
– 1thikë,
-sasi të narkotikëve,
-një motoçikletë  etj.

Pas një hetimi fillestar, policia ka kryer edhe një aksion tjetër në afërsi të një lokali (po në të njëtën rrugë), ku ka sekuestruar:

– një çantë me një  shumë parash,
– një armë zjarri,
– një motoçikletë etj.

Ndaj personit të dyshuar është hapur rast për  veprat Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim te armës si dhe për posedim të paautorizuar të substancave psikotrope, apo analoge, ndërkohë që policia është në kërkim të një personi tjetër që ndërlidhet me veprat e sipërshënuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera