Lajme

Arrestohet i dyshuari për goditjen me veturë të 19 vjeçarit që vdiq në Arllat

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 15 February 2023

Vdekja e 19-vjeçarit në aksident në Arllat, arrestohet i dyshuari

Policia ka arrestuar vozitësin e automjetit i cili dyshohet se ka shkaktuar të martën aksidentin në Arllat, ku mbet i vdekur një 19-vjeçar.

I dyshuari, kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
Por policia e ka arrestuar sot dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë i policisë:

Vdes këmbësori i aksidentuar mbrëmë në Arllat, dërgohet në mbajtje ngasësi i automjetit

NFORMATË SHTESË

Sot (15.02.2023) rreth orës 05:40 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë personi, E. B. mashkull,19 vjeç. Bëhet fjalë për këmbësorin cili u aksidentua dje në Arllat.

Lidhur me rastin nga Njësiti i hetimeve të Trafikut Rajonal të Prishtinës, është identifikuar ngasësi i automjetit, që ka qenë i përfshirë në aksident.

Menjëherë nga hetuesit është siguruar prezenca e personit të dyshuar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Ky është 19 vjeçari që humbi jetën mbrëmë në Arllat të Drenasit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera