Lajme

Ky është 19 vjeçari që humbi jetën mbrëmë në Arllat të Drenasit

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 15 February 2023

Ka ndërruar jetë 19 vjeçari nga Arllati i Drenasit, E.B, i cili pasditen e së martës u godit nga një automjet, ende i paidentifikuar.E.B në ato momente ishte në cilësinë e këmbësorit, teksa ngasësi raportohet të ketë ikur nga vendi i ngjarjes.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila bën të ditur se këmbësori dje ishte dërguar për trajtim në QKUK, por si pasojë e lëndimeve të rënda, nuk ka rritur të mbijetojë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.

-Advertisement-

Më poshtë i’u sjellim fotografinë e 19 vjeçarit që humbi jetën.

Këmbësori shkelet për vdekje në Arllat, shoferi ikën nga vendi i ngjarjes

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera