Arrestohen tre të dyshuar për ‘falsifikim të parasë’

Autori: Gazeta inFokus
10:46 | 09 February 2018
Gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës janë arrestuar tre person në komunën e Kllokotit nën dyshimin për falsifikim të parasë, transmeton Infokusi.com.
Tek të dyshuarit janë sekuestruar përgjithshme prej 19.200 € të falsifikuara të cilat do të shiteshin për 5.000 € origjinal.
Një nga të dyshuarit është shtetas i Maqedonisë ndërsa dy të tjerë shtetas të Kosovës.
” Si rezultat i hetimeve disa mujore dhe aplikimit të masave të fshehta dhe teknike nga Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion në Gjilan, janë siguruar informata të nevojshme dhe me datën 07.02.2018, është ekzekutuar urdhëresa e Gjykatës Themelore në Gjilan, për simulimin e blerjes së parave të dyshuara si të falsifikuara nga personat e dyshuar.
Gjatë realizimit të urdhëresës, me rastin e simulimit të veprës penale, njësitet policore kanë arritur të ndalojnë tre persona të dyshuar, (në një pompë të derivateve në komunën e Kllokotit) dhe gjatë kontrollimit të tyre janë gjetur dhe sekuestruar; një armë e llojit bereta, me 6 copë fishekë, para në kartëmonedha prej 192×100 me vlerë të përgjithshme prej 19.200 € (nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind) €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Vlen të cekët se kjo shumë e parave të falsifikuara do të blihej për 5.000 (pesë mijë) euro para origjinale.
Në këtë operacion policor janë arrestuar të dyshuarit:
- B. S. lindur me 1986 m/sh, shtetas i Maqedonisë
- B. R. lindur me 1997 m/sh/k
- B. R. lindur me 1993 m/sh/k
Pas arrestimit të personave të dyshuar, është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Gjilan i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e tre të dyshuarave të lartshënuar.”/INFOKUSI

Të tjera
-
Arrestohet i dyshuari për rrëmbimin në Graçanicë
Dje policia ka njoftuar për rrëmbimin dhe kanosjen e një personi në Graçanicë...
-
Tri raste të dhụnës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
ri raste të dhunës në familje janë raportuar në polici brenda 24 orëve në ven...
-
Deponohen 500 euro false në Fushë Kosovë
Raportohet se janë deponuar 500 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Në...
-
Arrestohen një burrë dhe një grua në Fushë Kosovë, iu gjet drọgë
Është arrestuar një burrë dhe një grua në Fushë Kosovë, pasi tek të njëjtit ë...
-
Bilanci tregtar në Kosovë: 1 miliard euro importe dhe vetëm 127 milionë eksporte në 2025
Kosova siç duket po përballet me një përkeqësim të bilancit tregtar në fillim...
-
26 vjet nga masạkrạ në Krushë të Madhe
26 vjet më parë, konkretisht nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Rahove...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë, ka njoftuar se sot...
-
Mot i vranët e me riga shiu sot
Kryesisht me vransira parashihet moti ditën e martë, me intervale të shkurta ...
-
Detajet e policisë dhe deklaratat e familjarëve – krejt çka dihet deri më tani për krimin e rëndë në Vushtrri
Një krim i rëndë ka ndodhur dje në Vushtrri, ku për pasojë dy persona kanë mb...
-
Aksion kundër shtrenjtimit të rrymës edhe sot para zyreve të ZRRE-së
Nga data 1 prill qytetarët pritet t’i marrin faturat e energjisë elektrike me...
-
Kurti: Serbia do të mbahet përgjegjëse dhe fajtore për kṛiḿet në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Serbia do të mbahet përgj...