Lajme

Arrestohen 10 persona në Deçan, u morën me bixhoz

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 07 October 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar 10 persona të enjten pasi që dyshohen se janë hasur duke luajtur bixhoz, shkruan Gazeta Infokus.

Rasti ka ndodhur në fshatin Isniq të Deçanit rreth orës 22:30.

“Janë arrestuar dhjetë (10) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjti në një lokal janë hasur duke luajtur bixhoz. Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Ndërsa lokali është mbyllur nga inspektorët kompetent komunal./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera